Boçi: Qytetarët nuk do të ikin me tallava në 14 maj, politika ka humbur pamjen njerëzore

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, i ftuar në "Ora e Betit" ka bindjen se do të ketë reflektim qytetar ndaj keqqeverisjes në 14 maj.

Luçiano Boçi: Unë mendoj që qytetarët me 14 maj nuk do ikin me tallava por me mendjen për të ndryshuar këtë lloj realiteti që nuk shkon më. Njerëzit kanë humbur sigurinë shëndetësore, sigurinë arsimore, sigurinë e jetës, të së ardhmes. Në Elbasan edhe pse zgjedhjet janë lokale, problemet kryesore lidhen me varfërinë, papunësinë dhe shpopullimin. Më pas vjen mjedisi dhe problemet e tjera të shërbimeve që ofron një bashki të cilat çedojnë në masën e tyre më të madhe por duke qenë se problemi ulëritës është varfëria ai prevalon dhe del i pari. Qeveria nuk duket fare, nuk ekziston. Ka braktisje shumë të madhe. Ka refuzim por shkalla e refuzimit ka kaluar normalitetin dhe refuzimi është në ikje. Kur njeriu ikën do të thotë se refuzon gjithçka. Politika te ne ka humbur pamjen njerëzore.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET