Vokshi përplaset me Gardën: Kush je ti që më thua do të të kontrolloj? Dogjani: Situata është katastrofë

Përplasje mes deputetëve të opozitës dhe Gardës ka në hyrje të Kuvendit, ndërsa disa prej tyre nuk lejohen të hyjnë në seancë.

Deputetja Albana Vokshi është përplasur me punonjësit e Gardës, të cilët duan ta kontrollojnë.

“Kush je ti mo që më thua do të kontrolloj unë. Kalova te skaneri”, tha Vokshi.

Nga ana tjetër, për mediat, nga jashtë Kuvendit, deputeti Aslan Dogjani është shprehu se nuk ka ku të apelojë vendimin e përjashtimit pasi sipas tij Rama kontrollon gjithçka.

“Ku ta apelosh përjashtimin? Këtu drejton Edi Rama. Këtu Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar. Situata është katastrofë. Administrata është e mbaruar. Krimi vendos.

Ne jemi 10 deputetë të përjashtuar. Rregullorja thotë 10 ditë, sot janë bërë 15 ditë. Do hyjmë të flasim në parlament për këta që vjedhin.

Frika nga komisioni i parë i inceneratorëve që futi në burg deputetë dhe drejtues, bën që të mos na lejojnë më komisione hetimore”, tha Dogjani.

EMISIONET