Rihanna buzëqesh në Beverly Hills, ndërsa ASAP Rocky përballet me kritika pas komentit kontrovers në koncert!

Rihanna është shfaqur e qeshur dhe në humor të mirë në rrugët e Beverly Hills, vetëm pak ditë pasi partneri i saj, ASAP Rocky, u përball me një valë kritikash për një koment me përmbajtje seksuale që bëri gjatë një koncerti.
Ylli 38-vjeçar i muzikës u fotografua teksa bënte pazar në një supermarket në Los Angeles, e veshur me një fustan ngjyrë bezhë, një xhaketë xhinsi dhe taka të bardha, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të relaksuar, por elegant.
Sipas Daily Mail, para se të hynte në dyqan, Rihanna ndaloi për të përshëndetur disa fansa, duke bërë selfie me ta dhe duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës.
Dalja e saj publike vjen në një moment kur partneri i saj, ASAP Rocky, është bërë objekt kritikash në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë gjatë koncertit të tij në Phoenix më 24 qershor.

Gjatë performancës, reperi iu drejtua grave në publik me fjalët:
Falë Zotit që nuk më njihnit kur isha beqar, sepse do t’ju kisha bërë namin.
Komenti u përhap me shpejtësi në internet dhe shkaktoi reagime të shumta, me shumë përdorues që e cilësuan të papërshtatshëm dhe mungesë respekti ndaj Rihanna-s.
Megjithatë, pati edhe fansa që dolën në mbrojtje të artistit, duke argumentuar se deklarata ishte thjesht një batutë e bërë në atmosferën e koncertit dhe nuk duhej marrë seriozisht.
Rihanna dhe ASAP Rocky janë në një lidhje që nga viti 2020 dhe janë prindër të tre fëmijëve.
Edhe pse muajt e fundit janë shoqëruar nga spekulime të shumta për një martesë të mundshme, çifti nuk ka komentuar as thashethemet për dasmën, as polemikat që shpërthyen pas deklaratës së reperit.

