VIDEO/ Zhupa: Tjetër skandal, pas shembjes së rrugëve, çahet dhe fut ujë tuneli i Skërficës

VIDEO/ Zhupa: Tjetër skandal, pas shembjes së rrugëve,

Pas shembjes së pothuajse gjysmës së rrugëve në vend, një tjetër skandal është publikuar këtë të enjte.

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka denoncuar se tuneli i Skërficës në rrugën Karrdhiq-Delvinë është prishur.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, Zhupa ka shpërndarë pamjet nga brenda tunelit të prishur, ku dallohet uji që ka mbuluar trashenë e rrugës.

‘Live! Çahet dhe fut ujë tuneli i Skërficës! Alarm sigurie dhe sirenë për hetime nga drejtesia! Zot i mbroftë shqiptarët nga hajdutëria që mund t’i vras’, shkruan Zhupa.

EMISIONET