VIDEO/ Rama takim me ambasadorët e 27 vendeve të BE në Tiranë, ja temat e diskutimit
Nga Isa Myzyraj Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2025, 11:38
Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri ambasadorët e vendeve Evropiane, mes tyre dhe Silvio Gonzato. Burime kanë bërë me dije se në takim është e pranishme dhe Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali.
Ky takim, i cili ka nisur që prej orës 11:00, organizohet një javë pas publikimit të progres raportit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Fokusi i diskutimeve mbetet tek rruga drejt familjes së madhe evropiane.

