"Dashuria e pakushtëzuar është një parakusht i mirë për martesën" Rama në Berlin: Futja e Ballkanit në BE duhet përshpejtuar
Kryeministri Edi Ramaishte i ftuarsot në“Berlin Global Dialogue”, Gjermani, një forum i ri ndërkombëtar që bashkon liderët nga politika dhe biznesi për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për një ekonomi globale në tranzicion.
Kryeministri ishte pjesë e diskutimit me temë “Roli Gjeopolitik i Ballkanit Perëndimor”, - një bashkëbisedim i fokusuar në rolin që mund të luajë Ballkani Perëndimor në forcimin e së ardhmes gjeopolitike dhe ekonomike të Evropës.
Kryeministri Rama ndodhej në tryezë së bashku me KatherinaReiche, një figurë e spikatur e politikës gjermane, aktualisht shefe ekzekutive e ofruesit më të madh rajonal të infrastrukturës dhe të energjisë.
Diskutimi
Jemi shumë të lumtur dhe shumë të nderuar që kemi sot në mëngjes Edi Ramën nga Shqipëria. Më lini të them nja dy gjëra për të.
Ai sigurisht është një politikan mjaft i pazakontë do të thoja. Ka qenë artist, diçka që është shumë e rëndësishme për të, pra arti dhe diplomacia. Ai ka qenë lojtar basketbolli në ekipin kombëtar shqiptar që shpjegon edhe pamjen e tij. Po kështu ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës për 10 vjet dhe tashmë është kryeministër mjaft i suksesshëm i Shqipërisë në mandatin e tretë.
Shqipëria po ecën mirë, qoftë ekonomikisht dhe do të bëjmë disa pyetje në këtë drejtim. Po kështu është bërë mjaft virale me disa prezantime a shfaqje të fundit sidomos prezantimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, një shaka për Putinin që do të flasim dhe jemi të kënaqur që e kemi sot këtu me ne.
KatherinaReiche, është një figurë e spikatur, politikane, zëvendësministre, pozicione të rëndësishme në parlament, shumë aktive dhe më pas ka lëvizur në sektorin e industrisë. Është shefe ekzekutive e ofruesit më të madh rajonal të infrastrukturës dhe të energjisë me mbi 10 mijë punonjës. Është po ashtu edhe kryetare e Bordit të hidrogjenit në Gjermani që është në fakt pjesë e një strategjie shumë të rëndësishme në Gjermani e ndoshta mund të hyjmë në fakt edhe tek pjesa e hidrogjenit dhe Kryeministri Mund të përgjigjet lidhur me këtë. Mirë se erdhe Katerina!
Pyetja e parë për Kryeministrin Rama: Dje kemi pasur OlafScholzin, CharlesMichel; kemi folur shumë për gjeopolitikën dhe një botë shumë polare që siç e dini është një gjë që kancelari Scholz e ka shumë për zemër. Ai thotë nuk është problemi të kemi një botë shumë polare, por më shumë të mos kemi një botë bipolare dhe si ta kornizojmë atë. Ndërkohë që, Shqipëria në të gjithë gjeopolitikën e Ballkanit është shumë e rëndësishme, jo vetëm ekonomikisht, por edhe gjeopolitikisht. Si e shihni këtë situatë nga pikëpamja e Ballkanit dhe e Shqipërisë? Çfarë sjell Shqipëria në tryezë? Çfarë sjell Ballkani në tryezë edhe në përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE sa i përket kësaj pikëpamjeje gjeopolitike.
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë pikësëpari për këtë nder. Po kështu pata mundësinë të kuptoja se po plakem.
-Kam përshtypjen se unë jam më i madh se ju ..
Kryeministri Edi Rama: Ndërsa hyja në këtë ndërtesë mu kujtua që kam qenë këtu me një delegacion shumë kohë më parë kur këtu ishte kancelari Schröder. Ka qenë 1999 . Megjithatë...
-Po ju nuk ishit kryeministër atëherë..
Kryeministri Edi Rama: Për aq kohë sa jam ende këtu, jemi në rregull. Në përgjigje të pyetjes suaj më duhet të them që pas pushtimit rus edhe më skeptikët, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Evropës, pra nuk ka asnjë zgjidhje përveç futjes së Ballkanit Perëndimor në BE. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve. Nuk po flas për Shqipërinë sepse Shqipëria është shumë, shumë e qartë. Edhe pse ka pasur një histori që i ka mësuar shumë lidhur me lojtarët e mëdhenj, edhe kur të tjerët ose nuk i njihnin ata, si Kina apo si Rusia, që i njohën në mënyrën më të vështirë të mundshme sepse duke qenë gjithmonë tejet besnikë, e kemi tepruar duke qenë besnikë ndaj diktatorëve mizorë, si Stalini. Ne e mbajtëm Stalinin në bulevard edhe kur rusët e hoqën qafe. Shqipëria është tërësisht 100% drejtuar për nga komuniteti euroatlantik, por në vendet e tjera kemi më shumë prani ruse, më shumë ndikim rus dhe kjo duhet zbutur plotësisht, duke integruar më shumë Ballkanin Perëndimor në BE.
Ajo çfarë Shqipëria mund t’i sjellë Bashkimit Europian, është, mendoj që mund të jemi shumë të vegjël për të bërë dallimin, por jemi mjaftueshëm konsistentë në shumë mënyra dhe mendoj që do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë.
-Kjo pika për anëtarësimin sa iu referuat aktualisht, CharlesMichel, ka një diskutim lidhur me afatet, lidhur me kuadrin dhe kjo natyrisht lidhet me këtë debat të zgjerimit që ju e njihni shumë mirë nga ana evropiane, diskutime që zhvillohen midis krerëve të shteteve edhe madje për ndryshime të traktatit e për mënyrat se si të mendohet për financimin dhe qeverisjen e BE. Si e shihni këtë? Jeni pro një date specifike apo?
Kryeministri Edi Rama: Siç e thashë, agresioni rus, i ka hapur sytë gjithkujt dhe i ka bërë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij procesi dhe rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE, por nga ana tjetër BE ka problemet e veta që ne i njohëm mjaft mirë, një proces shumë të vështirë vendimmarrjeje, një ndikim shumë i madh i politikave vendase mbi shtetet anëtare që herë-herë përcakton edhe qëndrimin e Unionit sepse për çdo hap të hedhur, të duhet konsensus.
Ndonjëherë, ashtu siç e thotë një miku im, na duket sikur duke qenë të duruar për shkak të historisë sonë traumatike e duke parë BE si psikolog, shohim që edhe psikologu është i traumatizuar dhe kjo është e vështirë sepse e gjejmë ndonjëherë veten duke ndihmuar psikologun. Nuk di të them për data apo për afate sepse nuk jam i sigurtë që BE ka kapacitetin për të vendosur një afat dhe për ta respektuar më pas, sepse të gjithë mund të jenë dakord kur vendoset afati, por kur vjen fjala për ta respektuar këtë afat, dikush mund të mos jetë dakord kështu që trauma kthehet. Ne jemi tërësisht në paqe me veten, që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë sepse në fund të fundit unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit. Në qoftë se ka një dallim thelbësor midis vendeve te Ballkanit Perëndimor që nuk ka një shtet të shtetit, të shtetit funksional e jo më të një demokracie funksionale dhe vendeve të tjera në kontinente të ndryshme është që ne kemi bekimin që kemi këtë Bashkim Europian që është një burim mahnitës informacioni për këtë.
Të kesh mundësinë ta përdoresh këtë dije, të marrësh më të mirën e saj për të ndërtuar një shtet, një demokraci funksionale, një shtet modern për fëmijët tanë, ky është objektivi. Pastaj, a jemi zyrtarisht sot, nesër a pasnesër anëtarë, kjo nuk varet vetëm nga ne, këtë e dimë, por më duhet të rrëfej po kështu se jam ndierë herë-herë i traumatizuar nga procesi i pafund i çeljes së bisedimeve për anëtarësim sepse ishte shumë e vështirë që të gjeje një lloj ekuilibri mendjeje përballë një Bashkimi Europian që thoshte “Ju duam por nuk duam të flasim”. Njësoj si “Duam të martohemi por nuk duam të flasim”. Po si mund të martohesh kur nuk flet? Tani po flasim dhe kjo është më e rëndësishme. A do të martohemi një ditë? Jam i sigurt! Do të martohemi nesër? Nuk jam i sigurt, por e rëndësishme është që dashuria jonë për Europën dhe Bashkimin Europian është e pakushtëzuar. Kështu që edhe mund të kemi një lloj efekti çifti pa qenë të martuar
-Dashuria e pakushtëzuar është një parakusht i mirë për martesën.
Kryeministri Edi Rama: Saktësisht kështu! Imagjinoje sa e pakushtëzuar është dashuria jonë kur e shohim që pala tjetër ka dashuri me kushte por prapë s’duam t’ia dimë.
-Do të vijojmë tanimë tek ekonomia. Tek kushtet që komisioni ka vendosur edhe përpara sesa të bëheni anëtar, si të jashtëm, këto kushte janë vërtetë të forta dhe ndonjëherë edhe më të forta sesa c’kanë në vendet anëtare. Pra po kërkojnë shumë lidhur me këtë. Ky është thjeshtë një koment shtesë!
Kryeministri Edi Rama: Në fakt ju po angazhoni botën prej këtij viti në këtë forum dialogu të Berlinit dhe mendoj se doni që të ftuarit të jenë tërësisht të hapur. Për të qenë tërësisht të hapur, le ta themi deri në fund. Po, kanë vënë shumë kushte edhe përpara martesës sepse duan të jenë të sigurtë që do të martohen me dikë që është i ndërgjegjshëm që martesa është e vështirë. Po nuk ka problem, nuk kemi problem me këtë dhe po kështu për ne është një martesë me dashuri, për BE është një martese interesi kështu që në rregull.
-Mirë! Shpresoj të funksionojë.
Kryeministri Edi Rama: Historia shqiptare tregon që në funksionoftë ajo ne do të jemi besnik deri në fund. Ishim të fundit që u larguam nga perandoria osmane edhe kur osmanët ishin larguar, ishim të fundit që lamë perandorinë komuniste edhe pasi gjithë komunistët kishin ikur. Do të jemi të fundit që do largohemi nga perandoria e BE-së edhe pasi Gjermania të jetë larguar.
-Shpresoj që jo! Po e kaloj pyetjen për ekonominë duke sjellë Katerinën në bisedë. Shkarbonizimi është një çështje mjaft e madhe për tranzicionin. Cilat janë mundësitë nëqoftëse shohim Shqipërinë për të ndihmuar në këtë fushë të shkarbonizimit.
KaterinaReiche: Faleminderit për pyetjen, faleminderit që më ftuat. Është nder të diskutoj me ju disa tema kryeministër, por së pari dua që t’ju falënderoj për përgjigjen tuaj kurajoze dhe të jashtëzakonshme ndaj Rusisë në Këshillin e Sigurimit javës së kaluar. Humori juaj i mprehtë ishte diçka që vërtetë funksionoi mirë, për mua ishit njeriu i ditës!
Kryeministri Edi Rama: E dini? Nëqoftëse nuk keni armatime të rënda, duhet të kesh të paktën humor dhe saktësisht kështu, kjo është diçka që rusët nuk e kanë! Sepse pa asnjë armatim, pa humor, atëherë ke marrë fund!
Katerina: Po rusët duket sikur se pëlqejnë humorin. Një pyetje. Ballkani Perëndimor, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë ndërmarrë angazhime të forta sa i takon ndryshimit të klimës, një tranzicioni të gjelbër. Keni rënë dakord me marrëveshjen e Parisit, keni paraqitur planet e para për emetimet e dioksidit të karbonit në sektorë të ndryshëm. I gjithë rajoni përqendrohet kryesisht te energjia elektrike e prodhuar nga qymyrguri, por në Shqipëri situata është krejt ndryshe. 99% e energjisë elektrike prodhohet nga burimet hidrike që është gjë e mirë për ekuilibrin e dyoksidit të karbonit, që ndonjëherë është e vështirë kur përballeni me thatësira të mëdha dhe ju duhet të importoni elektricitet, energji elektrike nga jashtë.
Në fakt shohim plane dhe data konkrete për sektorë të ndryshëm për t’u shkarbonizuar, shohim natyrisht edhe ndryshime te kuadreve financiare rregullatorë dhe kur vjen fjala për t’u anëtarësuar në BE duhet të jetë detyrë për BE që të mendojë për kuadrin e vet të ndihmës shtetërorë.
E pyetët kryeministrin nëqoftëse është një barrë shumë e madhe. Ju jeni mjaft të angazhuar të thoni që të merrni përsipër çdo barrë të tillë. Po e di, por për shembull kur Europa, BE kërkon që Shqipëria të financojë një agjenci të sajën dhe të miratojë çdo rregullore të ndihmës shtetërore të BE ndoshta ju mund të mendoni për të bërë disa reforma në ndihmën shtetërorë. Ajo çfarë po mendojmë është një qasje e subvencioneve APEX dhe OPEX. BE përqendrohet shumë tek APEX dhe jo tek jo OPEX. Kuadri rregullator është vërtetet i ndërlikuar dhe ideja e IRA-së është për rritjen e menjëhershme për shkallëzimin e industrive dhe pastaj sheh objektivin e uljes ndërkohë që BE ka një qasje më pragmatike siç e shohim dhe në raport me vendet e Ballkanit. Pika e vërtetë e fortë e rajonit është rrjeti i ndërlidhur i transmetimit për të zhvilluar tregjet energjetike dhe për të ulur koston e transmetimit. Komenti i fundit për këtë është potenciali që ka rajoni për energji të përsëritshme është shumë i lartë. Mjaft diell, numër mjaft i madh orësh me energji diellore, me potencial për të prodhuar energji, por po kështu keni nisur të diversifikoni dhe infrastrukturën tuaj të gazit. Pra diversfikimi kur vjen fjala për ofrimin e energjisë është një hap ku ju duhet të përqendroheni dhe këtë duhet të bëjë dhe BE-ja.
- Po, mendoj që energjia është një çështje mjaft e madhe për ju. E di që ju jeni asnjanës në kuptimin e karbonit, në prodhimin tuaj të energjisë sepse i prodhoni nga burimet ujore dhe kjo është një pjesë mjaft e madhe e paketës tuaj ekonomike. Argumenti i ndihmës shtetërore është i rëndësishëm. Pra ideja ishte që përpara sesa ju të bashkoheni apo të integroheni në BE kërkohet që të bëni një policim të vetvetes përpara se të hyni. Si mendoni?
Kryeministri Edi Rama: Jo, kjo është e rëndësishme, duke nisur nga kjo pikë kemi parë që jo vetëm BE, por çdo organizatë ndërkombëtare kur angazhohen me Shqipërinë apo me vende te ngjashme me ne që janë kaq të prirura që të bëhen pjesë, të integrohen na kërkojnë, jo vetëm maksimumin e tyre, por ndonjëherë një maksimum që as ata vetë nuk e kanë.
Nuk lidhet drejtpërdrejt me temën, por një shembull është që kur u përpoqëm të ndërmarrim punë rregullatore për median në internet, u frymëzuam nga modeli gjerman dhe punuam mbi të dhe pastaj kur e propozuam këtë, u sulmuam se kishim një kuadër mjaft autoritar dhe kur thashë që e kemi marrë nga modeli gjerman, na thanë që modeli gjerman nuk është demokratik, sepse Gjermanisë nuk i thonë dot asgjë, por ne na thonë gjithçka. Kjo është e qartë!
Për këtë, mendoj që po. Na duhet të përballemi gjithnjë me kushte që ndonjëherë janë të padrejta sepse ne nuk jemi anëtarë. Ne na kërkohet të bëjmë atë që ju kërkohet anëtarëve të bëjnë dhe ndërkohë që anëtarët kanë kaq shumë mbështetje nga BE-ja sa u takon financave, ne nuk e kemi. Megjithatë siç e thashë dashuria pa kushte ka dhimbjet e veta.
Kur vjen fjala për sektorin energjetik, po. Ne,nga njëra anë jemi të bekuar sepse kemi qenë një vend mjaft i izoluar dhe ky ka qenë mallkim, por ajo çfarë trashëguam ishte praktikisht një mjedis ku kemi energji të përtëritshme 100%. Po, kjo ka dhe mallkimin e vetë se kur Zoti nuk derdh lot për një farë kohe, ne vuajmë nga mungesa e ujit për të prodhuar energjinë dhe duhet të dalim në treg e goditemi nga çmime shumë të larta. Kjo është arsyeja pse kemi ndërmarrë një proces mjaft tërësor diversifikimi. Po ndërtojmë dy parqet më të mëdha fotovoltaike të rajonit. Tanimë po hyjmë edhe në energjinë e erës. Bazuar në planin tonë, dhe po kështu me një pjesë të gazit të lëngët natyror dhe disa transformimeve që po ndërmarrim në këtë drejtim, Shqipëria ende nuk ka gazin si burim të ekonomisë së vetë sepse siç e thashë, jemi tërësisht të shkëputur nga pjesa tjetër. Kemi qenë të vetëm, por planifikojmë që të jemi eksportues neto të energjisë brenda 2030.
Pra, duke i shtuar kësaj kemi dhe zbulimin potencial të jashtëzakonshëm që po presim nga SHELL-i, për një burim të jashtëzakonshëm në breg, brenda tokës për naftë dhe gaz dhe kjo përbën potencial për vendin që të shndërrohet në një qendër të vërtetë energjetike në Ballkanin Perëndimor.
- Kërkon të thuash diçka edhe për pjesën e hidrogjenit dhe pastaj do pyes për ekonominë dhe në qoftë se kemi kohë, do të marrim një pyetje nga auditori dhe nga studentët.
- Për pjesën e hidrogjenit mendoj se shohim dy pika të forta në rajon dhe sidomos te Shqipëria. Ju përmendët energjinë potenciale diellore dhe të erës dhe investimet tuaja të para. Keni një infrastrukturë depozituese tubacionesh gazsjellëse potenciale çka nënkupton që në një të ardhme të afërt, kjo infrastrukturë mund të përdoret për prodhimin e hidrogjenit, qoftë blu apo gri apo çfarëdo të jetë sepse Europa vërtet ka nevojë për sasi të mëdha importi. Ju nuk do të mbuloni kërkesën e madhe për hidrogjen në të ardhmen për shkak të industrisë së rëndë, kështu që duhet të identifikoni partneritetet për hidrogjen në të ardhmen dhe ky rajon mund të jetë një partner i rëndësishëm sepse ka tubacionet. Nuk do të kemi nevojë që të mendojmë për transportimin e amoniakut me tubacione, e kështu me radhë. Kjo mund të ndodhë. Mund të jetë rasti i krijimit të një aleance të fortë midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, pra për nevojën në Europë dhe për mënyrën e mundësinë e transportimit nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Përveç aktiviteteve të qeverive në Australi, në Kanada, në Norvegji duhet të kthejmë sytë nga Ballkani për të ndërtuar një aleancë të tillë për hidrogjenin.
Kryeministri Edi Rama: Po është pjesë e strategjisë siç e thatë. Është në një të ardhme, nuk është diçka që mund ta nisim tani siç kemi nisur me burimet e tjera, por absolutisht është pjesë e së ardhmes së afërt dhe strategjisë tonë. E kjo është arsyeja pse ne gjithmonë falënderojmë fatin që jemi në këtë cep të botës sepse edhe një herë, Bashkimi Europian është kyç për dijen e tij. Është kyç për atë çka ne mund të mësojmë prej tij, qoftë drejt për drejtë me Bashkimin Europian apo mbi baza dy palëshe me Gjermaninë apo aleatë të tjerë të cilët mund të na ofrojnë, siç kanë bërë gjatë tërë kohës, njohuri shumë të rëndësishme të cilat në të kundërt nuk mund t’i shpikim.
- Më lejoni që në qoftë se nuk ka pyetje nga auditori të them, duke u kthyer nga ekonomia që kryeministri ka bërë një punë të shkëlqyer. Shqipëria po ecën mjaft mirë ekonomikisht, ndërkohë që pjesë të tjera të Europës nuk po ecin mirë dhe ju nuk jeni as në BE dhe kjo është e jashtëzakonshme. Keni shumë investime në sektorin e turizmit, në sektorin e pasurive të paluajtshme po investoni. Keni investim në biznesin e agroturizmit që po lulëzon dhe në të njëjtën kohë po bëni dhe politika sociale, nëse po e kuptoj siç duhet. Duke pasur parasysh se ku jeni, ekonomia natyrisht po ecën shumë mirë. Dje kemi pasur dhe një prej ministreve tuaja, Delinën, si e shihni perspektivën e Shqipërisë? A jeni shqetësuar për të gjitha këto investime që po hyjnë? A jeni në rrugë të mbarë? Deri tani keni bërë një punë shumë të mirë.
Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, nga përvoja ime kam mësuar që ekonomia asnjëherë nuk ecën mirë. Mund të jetë më mirë ose më keq. Kur thua që ekonomia po ecën mirë, njerëzit do të fillojnë të urrejnë. Ekonomitë mund të ecin më mirë, mund të ecin shumë më mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të ecë më mirë, por ajo çfarë ne kuptojmë shumë tani dhe e shohim me një farë kënaqësie që po realizohet edhe në nivel të Bashkimit Europian, është që ky proces integrimi, i cili sa i takon formalizmit të anëtarësimit mund të marrë gjithë kohën e nevojshme me të gjitha traumat që hasim rrugës, nuk mund të jetë një proces që për vendet kandidate të jetë gjithçka ose asgjë. Ose merr gjithçka kur je anëtar, ose nuk merr asgjë derisa të bëhesh anëtar.
Duhen hapur hapësira të reja për vendet kandidate dhe po luftojmë për këtë dhe tani, për pak javë do të mbajmë samitin e parë të Procesit të Berlinit, jashtë Bashkimit Europian, në Tiranë dhe presim me padurim të dëgjojmë deklarimin, shpalljen e presidentes VonderLeyen për një plan të ri rritjeje për rajonin që do të përfshijë disa mekanizma shtesë, financiare dhe po ashtu mekanizma që sigurojnë një qasje më të madhe në tregun e përbashkët që do të ndihmojnë ekonomitë tona që të ecin më mirë. Duke e njohur mirë së paku vendin tim, më duhet të them që këtë duhet të bëjmë, ekonomi që ecën më mirë. Që ecin mirë, asnjëherë nuk do të jetë mirë, asnjëri nuk e pranon një ekonomi që thjeshtë ecën mirë, po më mirë po. Në këtë kuptim, kemi një rritje mjaft të fortë të turizmit, siç e përmendët, kemi të gjithë optimizmin e nevojshëm për të pritur një rritje të fortë, edhe në fushën e energjisë dhe sigurisht do të bëjmë maksimumin që të kemi një rritje të madhe në aspektin digjital, sepse në këndvështrimin tim teknologjia e re është bekim për vendet në zhvillim. Sepse të jep një mundësi që ndodh një herë në jetë për të bërë kapërcime, të cilat nuk do t’i bëjë dot të ecje në mënyrë lineare. Pra, si do të mund të arrinim në ritmin e Gjermanisë nëqoftëse progresi do të ishte linear. Por me progresin eksponencial që lejon teknologjia mund ta shohësh veten në një pozitë edhe më të mirë sesa Gjermania, kur bëhet fjalë për zgjidhje digjitale. Sepse duke krijuar një shtet të përsosur ose thuajse të përsosur pa aspektin digjital, Gjermania ka një makineri shumë të rëndë për t’u kthyer në drejtimin digjital, ndërkohë që vendet tona nuk e kanë pasur këtë makineri të rëndë, kështu që është më e lehtë që të futen zgjidhje, që të jenë zgjidhje digjitale.
Kjo është arsyeja pse jemi optimist për të ardhmen dhe unë mbetem tragjikisht optimist për të mirën.
-Shumë mirë. Po mendoja meqë kemi edhe 1 minutë të mbetur, ndoshta një pyetje më personale, që mund t’ua kenë bërë më parë. Profili juaj si artist?
Kryeministri Edi Rama: Së pari për ti thënë gjërat si duhet. Përmendët profilin tim si lojtar basketbolli. Unë u bëra lojtar basketbolli sepse isha shumë i gjatë për atë Shqipëri. Dhe në atë Shqipëri kur shihnin djem që ishin shumë të gjatë i thonin shko në basketboll. Edhe nuk ishte demokraci që të thoje, jo dua të luaj futboll. Luajta basketboll, mund të them që i shtoja centimetrave të skuadrës, por jo shumë vlerave të skuadrës besoj. Dhe pata shansin që falë basketbollit të dilja jashtë Shqipërisë komuniste, sepse në të kundërt nuk mundje ta bëjë. Ose duhet të ishe sportist që luaje në ndeshje ndërkombëtare për të dalë, ose nuk mundeshe. Vizita ime e parë në Europe përpara se të ishim të lirë të lëviznim ishte në një ndeshje këtu në Gjermani, kundër ekipit tuaj kombëtar, që atë kohë nuk ishte aq mirë sa sot.
Kështu që mundëm të përballeshim edhe pse u rrahëm. Si artist po, vazhdoj. Kur hyra në këtë jetë të re të politikës mendova se arti kishte mbaruar, por faktikisht nuk ishte kështu. Sepse fakti që duhet të merrja pjesë në mbledhjet Këshillit të Ministrave më duhet të mbaja mendjen në vend. Kështu që kur të tjerët flisnin për çështje të mëdha, unë vizatoja. Pastaj vizatimet morën rrugën e tyre dhe unë bënë interesante për galeritë. E pastaj zbulova që vizatoja gjatë gjithë kohës në zyrën time. Kështu që i bëj të dyja. Për shembull kam njerëz si ju rreth tryezës, që më flasin për tatimet, për sigurinë, për gjeopolitikën, për Gjermaninë dhe unë vizatoj. Është një mënyrë që të jem disi më shumë i përqendruar këtë kam zbuluar dhe një mënyrë, për t’i bërë të dyja. Dhe për ta mbyllur, dikur një shoku im erdhi të më shihte dhe unë po vizatoj dhe befas më thotë, Edi, nuk ke nevojë që unë të jem këtu nëqoftëse nuk më dëgjon. Po që t’i shpjegoja që dëgjoj më mirë kur vizatoj, nuk ishte ide e mirë dhe i thashë, “ndjesë, ndjesë”. Dhe pastaj po e dëgjoja dhe më pyeti. A po më dëgjon? I thashë, jo! Kështu që më lër të vizatoj që të të dëgjoj.
-A jemi me fat që nuk po vizaton këtu?
Kryeministri Edi Rama: Jo këtu jo.
-Shumë faleminderit Edi Rama.