VIDEO/ Dy deputetë në burg, dy të tjerë betohen në Kuvend, Mano dhe Meka ulen në karriget e Salianjit dhe Çyrbes
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar tre projektligje.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare ka nisur në orë 10:00 nën drejtimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
Pas leximit të rendit të ditës, seanca i nisi punimet me betimin dy deputetëve të rinj, demokratit Andrea Mano i cili zë vendin e Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burg prej rreth një muaji.
Ndërsa në vendin e socialistit Jurgis Çyrbja u ul deputeti Ervin Meka.
Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.
Në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Gjatë seancës plenare do të diskutohet edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Po ashtu në rend dite është edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
JA CFARE PO NDODH TE KUVENDI