VIDEO/ Dhurata Çupi shmang demokratët para Kuvendit, futet në seancë nga hyrja tjetër: Jam pro protestave!

Pak minuta para nisjes së seancës plenare deputetja demokrate Dhurata Çupi preferoi të futej në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë nga hyrja mbrapa përmes Akademisë së Shkencave dhe jo nga hyrja kryesore aty ku demokratët që ajo përfaqëson janë mbledhur prej më shumë se një ore në një protestë kundër akteve të mazhorancës e cila në një muaj ka përjashtuar nga Kuvendi 23 kolegë të saj.

Por për “Ora News” ligjvënësja demokrate tha se është në mblështetje të çdo proteste, edhe pse në atë të sotmen nuk mori pjesë.

“Jam shumë e gëzuar që Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e grupit të deputetëve të Partisë Demokratike për të shfuqizuar aktet normative të bordeve të çmimeve të ushqimeve, por edhe për karburantet uroj të jetë i njëjti vendim.

Këtë koment kisha për sot, sigurisht unë jam gjithmonë pranë protestave. Kam qenë, jam në çdo protestë që bën Partia Demokratike unë jam”, u shpreh deputetja demokrate Dhurata Çupi.

kuvendi protesta dhurata Çupi partia demokratike pd protesta

EMISIONET