VIDEO/ Demokratët ngatërrojnë “armikun”, përplasje dhe kërcënime mes Kreshnik Çollakut dhe Dashnor Sulës
Komisionit për Çëshjtet Evropiane është ndërprerë për shkak të ndërhyrjes së deputetëve të opozitës.
Por ky nuk është incidenti i vetëm sot në kryesinëe Kuvendit, dy depuettët e opozitës Kreshnik Collaku dhe Dashnor Sula janë konflikuar me njëri-tjetrin.
Pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve demokratë, e cila degradoi në konfrontim fizik mes tyre në momentin kur Sula goditi Çollakun me dosje dhe u desh ndërhyrja e gardistëve dhe deputetëve të pranishëm për të ndalur përplasjen.
Deputeti Kreshnik Çollaku paralajmëroi Sulën se do të bënte kallëzim penal ndaj tij.
Çollaku: Të foli njeri?
Sula: O udhëheqës i madh
Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je
Çollaku: Servil, legen
Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tëndë
Çollaku: Je servil, bën si opozitar, e në darkë çon mesazhet. Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat.