VIDEO/ Te vilat luksoze në Stamboll, çfarë i gjeti policia “mbretit” të kokainës Dritan Rexhepit pas arrestimit

Anti-droga e Stambollit arrestoi sot në mëngjes Dritan Rexhepin që kërkohej ndërkombëtarisht për trafik të kokainës.

Ai u kap në një kompleks vilash në periferi të Stambollit duke u shtrirë fillimisht në tokë pasi iu vunë prangat dhe më pas u fut në makinë.

Gjatë kontrollit policia gjeti armë, bizhuteri të shtrenjta si edhe një sasi të madhe parash.

Nuk dihet se si ka përfunduar Rexhepi nga Amerika Latine në Turqi, por fakt është se vitet e fundit ky vend është kthyer në parajsën e trafikantëve të drogës, të cilët gjejnë lehtësisht dokumente false si edhe bashkëpunimin e policisë lokale duke jetuar të qetë.

Më herët, pikërisht në Stamboll u vra edhe koka e njërit prej grupeve mafioze serbe, në banesën e të cilit u gjetën edhe eshtrat e një personi të vrarë vite më parë.

Kush është Dritan Rexhepi?

Rexhepi është regjistruar me emrat Ioannis Dionysopoulos (emër grek) dhe me Lulzim Murataj (emër shqiptar) e Gramoz Rexhepi (emër shqiptar). Për shqiptarin ka tre ‘alarme të kuqe’ nga Interpol, pasi ai ka tre arratisje të regjistruara: në vitin 2006, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit.

Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Por pavarësisht këtij dënimi, është arritur të mësohet se në vitin 2013, ai ka hyrë në territorin shqiptar me emrin Lulzim Murataj e nuk është pikasur nga autoritetet.

Fillimisht, ai është arrestuar në 2007 në ambientet e “Hotel Tirana” së bashku me Nadien Zeneli Pas arrestimit është transferuar në Durrës, pasi oficerët e Drejtorisë së Policisë Durrës kishin kryer të gjithë operacionin për zbulimin dhe prangosjen e tij. Këtu ndodhi edhe arratisja e tij e parë. Rexhepi në fakt ka mundur tu ikë nga ambientet e komisariatit të policisë Durrës, pasi oficeri Albert Strati dhe zëdhënësja e policisë së Durrësit, e kishin nxjerrë nga dhoma e shoqërimit, për t’i bërë një foto, me qëllim publikimin e lajmit të arrestimit të tij, në shtypin e kohës. Ai u largua në momentin që sapo u fut në qeli pas marrjes në pyetje, pasi dera e qelisë ishte lënë hapur. Në vetëm pak sekonda, Rexhepi ndodhej në rrugë i lirë.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej. 

EMISIONET