Berisha dhe protestuesit japin mesazhin e fundit nga selia e PD: Të hënën në ora 17:00 para Parlamentit
Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi nga selia e Partisë Demokratike deklaroi se protesta është mbyllur. Ai tha se revolucioni do të vazhdojë ditën e hënë në orën 17:00 para parlamentit.
Por ai kishte një mesazh për orarin.
“Shpërndahemi pasi i dhëmë një mesazh të fuqishëm shpresë, besimi dhe fitoreje gjithë shqiptarëve. Dhamë një mesazh edhe për mitë tanë kudo në botë, se revolucioni yn ëëhstë një betejë jetike dhe një mesion i shenjtë për dmeokracinë. Këtë mision dhe idealet otna nuk ka forcë në botë t’i mposhtë.
Shpërndaheni tani të vendosur më shumë se kurrë duke vazhduar revolucioin për kauzën tonë të drejtë, gjer në përmbysjen e monizmit të plotë në vend. I kërkoj policisë që të lirijë protestuesit dhe luftëtarët e lirisë sepse cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik i revolucionit, kurse protestuesit si të persekutuar politikë”, u shpreh Berisha.