Vangjel Dule "shpërthen" në Kuvend: Fredi Beleri sot është një i burgosur politik! Rama e kërcënoi publikisht
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule reagoi ashpër sot në Kuvend, lidhur me arrestimin e kandidatit fitues të partisë së tij në Himarë, Fredi Beleri i cili u arrestua në akuzën e korrupsionit zgjedhor.
Vangjel Dule: Kujtuam se i kishim parë të gjitha, por sekti në pushtet na surprizoi të gjithë. Provoi se nuk njeh limite, verbëria i çoi deri në aktin e tiranisë, arrestimin e kandidiatin rival, e më pas fitues në zgjedhje. Kush nuk shkon pas ujërave ndëshkohet. Kryetari i Bashkisë Himarë, Beleri është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i rilindjes, është marrë peng nga Rama.
Fjalën e ka drejtësia, Beleri është arrestuar në flagrancë për dyshime. Flagranca presupozon faktin e kryer, ndërsa dyshimi është dyshim. Rama kërcënoi qytetarët se do ta ketë personalisht me ta.
Dua të dërgoj një thirrje të fundit, Beleri duhet të shkojë mes komunitetit himariot që e zgjodhën të parin e tyre. Ato nuk hezitojnë që për demokracinë të japin leksione. Së bashku me Belerin është marrë peng edhe Kokaveshi. Ai ka bërë transplant zemre, i rrezikohet jeta por e mbajnë peng.