“U zunë” gjithë ditën, por në darkë u bashkuan për … Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe vetëm 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Vendimi u mbështet nga të dyja palët, me opozitën që bashkoi votat me mazhorancën socialiste për krijimin e komisionit.

Në seancën e sotme u miratua dhe projekt ligji i shumëdebatuar për barazinë gjinore, i cili solli dhe protesta në kuvend.

Teksa mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Begaj.

EMISIONET