"U arratis nga opozita", Berisha mbledh deputetët: Edi Rama është një kalbësirë, i marrë fund!
Pas seancës së sotme parlamentare, e cila u shoqërua me tensione, pasi opozita bllokoi foltoren për shkak të mos prezencës së kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Sali Berisha thirri mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se tashmë Edi Rama është një kalbësirë, ndërsa i kujtoi se PD nuk e lëshon Parlamentin. Dhe nisur nga kjo, Berisha tha se kjo është rruga e duhur për t’i çuar mesazhin e duhur kombit amerikan.
“Zotohem para qytetarëve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament. Do ta mbajë atë si një tempull. S’mund ti barazoj të gjithë deputetët me një grusht kriminelësh.
Edi Rama, Balla, e Gjiknurin, por përderisa nënshtrohen edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve edhe për aktin mafioz dhe kriminal për Portin e Durrësit.
Këto janë dëshmi se Parlamenti dhe Shqipëria kanë nevojë që këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është një kalbësirë”, tha Berisha.
Berisha theksoi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë më Edi Ramën kryeministër.
"Së pari dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht për qëllimin tuaj të përgjegjshëm dhe jashtëzakonisht në parlament sot, por dhe të zotohen para qytetarëve dhe zgjedhësve shqiptarë se PD nuk e lëshon atë parlament si tempull të zërit dhe interesave tuaja.
Ajo çka ndodhi dy ditë me radhë dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo të them kupola e krimit dhe drogës, pasi unë nuk mundem kurrsesi t’i barazojë deputetët socialistë që janë aty të tipit: Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, etj., nuk mund të krahasohen, ata janë të ngërthyer prej tyre, por përsëri, përderisa nënshtrohen, derisa nuk ngrihen, edhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë pothuajsë, përvçse doli në aktin mafioz dhe kriminal të Portit të Durrësit.
Pra, të gjitha këto janë dëshmi se parlamenti dhe Shqipëria e kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës. Edi Rama sot politikisht është absolutisht thjesht një kalbësirë që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO-s si përfaqësues i popullit shqiptar.
Akti i tij i korruptimit të njërit prej zyrtarëve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë të SHBA-ve përbën një armik të adh kryesor ndaj vendit të madh të lirisë që ne i detyrohemi më shumë se çdo vendi tjetër.
Përbën një akt armiqësor nga NATO-s, po të kemi parasysh rëndësinë e SHBA-ve, si vend udhëheqës të aleancës të Atlantikut të Veriut. Përbën një akt turpërimi për çdo shqiptar.
Do të ishte dhe është në nderin dhe dinjtitetin e mbarë qytetarëve shqiptarë që t’i japin duart një minutë e parë, në mënyrë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh amerikan, kombeve të vendeve të lira. Se vërtetë një kryeministër monstër, demon i pushtetit, që i lejoi vetes një akt të paimagjinueshëm, në vend që të kontribuonte që në javët e para për karrigen dhe pushtetin e tij. T’i themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër. Se e dënojnë me të njëjtën forcë siç e dënoni ju vetë.
E them prap, një trup të madh na krijuar me aktin e tij të padiskutueshëm. Një thikë pas shpine të tmerrshme SHBA-ve, por edhe marrëdhënieve tona me SHBA-t. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, por kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të shkelte kurrë interesat e sigurisë së SHBA-ve nëpërmjet jë rrjeti agjentësh të shpërfytyruar. Agron Neza dhe Dorian Duçka, këshilltari privat i kryeministrit, ishte trafikant armësh me dy kompani të rregjistruara në Tiranë. Njërin prej tyre bashkë me një rus dhe një arab.
Këshilltari më intim i Edi Ramës është Dorian Duçka, çka do të thotë që ky i ndante paratë e trafikut të armëve me Dorian Duçkën. Dorian Duçka është ndërlidhësi me kartelin meksikan, dhe kjo është e faktuar", tha Berisha.
Berisha i paralajmëroi deputetët që të përgatiten për rezistencë të fuqishme në Parlament
"Kulmin e zi e ka akti i Edi Ramës, i cili nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Këtë informacion ia ka dorëzuar më datën 4 dhe 16 janar të vitit 2018 Agron Neza të ngarkuarit e FBI për të ngarkuar çështjen të ngarkuarit nga McGonigal.
Kurse Dorian Duçka ka çuar me fluturime të paguara dhe çdo shpenzim dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nik Muzinën dhe këtë aferë në Uashington. Edi Rams po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik. Herë del dhe nuk del. Tani ne jemi këtu.
Së pari, parlamenti nuk mund të ketë në mënyrë absolute, asnjë minutë punë normale përveçse debatit, mocionit me debat ndaj Edi Ramës. Ky është si parlament, dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në parlament.
Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeveri, një kryeministër si Edi Rama, nuk e pranojmë ne atë.
Të vijë aty, t’ja tregojmë fytyrën siç e ka përpara të gjithë shqiptarëve. Të vijë dhe aty, dhe të hapë debatin për këtë aferë të tmerrshme, ku gjer në vesh janë zhytur Taulant Balla, Damian Gjiknuri, zëdhënës ndër më besnikët të interesave ruse në Shqipëri", deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.
Kreu i PD-së, Sali Berisha kishte paralajmëruar që nuk do të ketë me parlament normal pas zbulimit të skanadlit Rama Mçonigal. PD ka njoftuar edhe protestë më 11 shkurt, me qëllim largimin e Edi Ramës.