PD mbledh 43 firma për Komisionin Hetimor, Boçi: Rama, i zhytur në veprime të rënda penale

Komisioni Hetimor është hapi i radhës që opozita do të ndërmarrë për të zbuluar lidhjet e kryeministrit Rama me ish-agjentin e FBI. Kërkesa është firmosur nga 43 deputetë dhe do ti dorëzohet Kuvendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar, pas seancës në Kuvend, Sali Berisha, kërkoi rezistencë më të fortë nga deputetwt e tha se largimi i Ramës është emergjent.

Pasi Rama shmangu përballjen në interpelancën urgjente, opozita ka kaluar në një hap tjetër kundër tij duke kërkuar hetim parlamentar.

I ashtuquajturi skandali “McGonigal” i bashkoi në qëndrim të gjithë demokratët e kjo faktohet edhe në kërkesën drejtuar Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor.

Kryetari, Sali Berisha të cilin përjashtimi nga Lindita Nikollës e mbajti të enjten larg foltores së Kuvendit, kërkoi në mbledhjen e grupit që deputetet të përgatiten për një rezistencë edhe më të fuqishme.

Kërkesa mban 43 firma mes tyre edhe emra të deputetëve të cilët janë kundër Sali Berishës.

I dyti që ka firmosur është Gazment Bardhi po ashtu ka firmosur edhe Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Oriola Pampuri apo Saimir Korreshi.

Në kërkesë janë edhe nënshkrimet e aleatëve si Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili.

 Në kërkesë mungon firma e kryedemokratit Berisha por gjithashtu edhe Enkelejd Alibeaj.

Opozita e ka cilësuar emergjencë kombëtare largimin e Edi Ramës dhe për këtë qëllim, ka thirrur një protestë kombëtare më 11 shkurt.

Mbetet për tu parë nëse kjo protestë do ti bëjë bashkë të gjithë faktorët e PD-së, siç i bëri bashkë kërkesa e komisionit hetimor.

EMRAT E DEPUTETËVE QË KANË FIRMOSUR

Luciano Boçi

Sorina Koti

Luan Baçi

Lindita Metaliaj

Isuf Cela

Kasem Mahmutaj

Tomorr Alizoti

Kastriot Piroli

Agron Shehaj

Edmond Spaho

Greta Bardeli

Ina Zhupa

Albana Vokshi

Tritan Shehu

Oerd Bylykbashi

Gazmend Bardhi

Flamur Noka

Sali Berisha

Edi Paloka

Xhelal Mziu

Ramadan Lika

Sajmir Koreshi

Eralda Bano

Ervin Salianji

Elda Hoti

Agron Duka

Bujar Leskaj

Belind Këlliçi

Orjola Pampuri

Lefter Gështenja

Zheni Gjergji

Bledjon Nallbati

Merita Bakiu

Jorida Tabaku

Andia Ulliri

Ilda Dhori

Monika Kryemadhi

Petrit Vasili

Helidon Bushati

Ferdinand Xhaferri

Flamur Hoxha

Emilja Koliqi

Boçi: Rama, i zhytur në veprime të rënda penale 

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet e sotme plenare, ku mbizotëroi debati.

Ai tha se Rama ka frikë, duke marrë parasysh dhe mbrojtjen e shtuar policore ndaj tij.

“Ka një vendosje të furgonave të policisë, siç duket në atë frikën në rritje të zotit Rama kërkon dhe mbrojtje policore.

Burracakët dhe tradhtarët, pavarësisht kohës ku jetojnë, kanë të njëjtën pamje dhe veprojnë në të njëjtën mënyrë. Siç fshihet Rama pas të vërtetës. Kemi kërkuar mocion debat, por është shmangur këtij debati.

Këto veprime tregojnë alarmin e tij, që është i zhytur në vepra të rënda penale, cënim të Kushtetutës së vendit.

Çështja kryesore është foto e zotit Rama me McGonigal, apo dhe vizitat e tij private, apo gjysmë private. Nuk është çështja e një fotoje të bërë para 5 vitesh.

Ka një tendencë propagande për të shkëputur vëmendjen nga ajo që po ndodh sot. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit Hetimor Rama-McGonigal. Kemi marrë 43 firma. Kërkesa jonë do shkojë deri në fund, do e nxjerrim nga vrima ku është futur”, tha Boçi.

edi rama charles mcgonigal fbi skandali mcgonigal pd luçiano boçi kuvend komisioni hetimor

EMISIONET