Balla bën 'avokatin' e Ramës: Seanca e sotme qesharake, ata që folën i shkojnë pas nongratës së SHBA

Deputeti i PS-së Taulant Balla deklaroi sot jashtë parlamentit se seanca e sotme ishte qesharake, ndërsa ata që folën në emër të drejtësisë amerikane i shkojnë pas një njeriu të shpallur nongrta nga SHBA.

Sa i takon mungesës së kryeministrit Rama ai u përpoq ta justifikonte me faktin se ai ka një axhendë.

"Kjo ishte një seancë që besoj që çdo shqiptar e kupton se kemi të bëjmë me një oopozitë që nuk ka asnjë lloj interesi qoftë për çështjen që duan të kenë informacion. Kryeminstri mund të delegojë çështjen e një interpelance.

Seanca sot ishte qesharake. Janë ngritur një sërë akuzash dhe një pjesë e atyre që morën fjalën dhanë edhe pretenca gjyqësore, flasin dhe në emër të drjetësisë amerikane. Dhe imagjinoni se kush flet në emër të drejtësisë amerikane, ata që i shkojnë nga pas njeriut që SHBA e ka shpallur nongrata.

Kryeminstri i Shqipërisë ka një axhendë dhe gjatë zhvillimit të kësaj senace për ligje të rëndësishme që kalojnë sot, ai është në detyrë," tha ai.

EMISIONET