Transporti i gjelbër në Tiranë, Klosi: Opozita nuk ndahet dot nga ballkoni i non grata-s

Transporti i gjelbër në Tiranë, Klosi: Opozita nuk ndahet dot nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh sot në Kuvend se opozita e ka në ADN, kundërshtimin e projekteve zhvillimore për vendin.

Gjatë diskutimit në Kuvend të marrëveshjes së huas me KfW-së, për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës”, Klosi u shpreh se opozita gënjen veten kur kundërshton këtë marrëveshje.

“Nuk besoj se mendoni në të vërtetë se ky investim i qeverisë shqiptare është i gabuar. Nuk besoj se nuk doni që në Tiranë të ketë një transport më të mirë publik apo që kjo Tiranë të jetë më e pastër dhe shërbimi i transportit publik të jetë më i mirë”, iu drejtua Klosi deputetëve të opozitës në sallë.

Klosi theksoi se politikat që ka ndërtuar qeveria janë për një Shqipëri europiane 2030, që do të presë 30 milionë turistë të huaj.

“Nëse vijnë 10 milionë turistë në 2023 dhe këtë vit priten 14 milionë do të kemi 30 milionë turistë në vitin 2030. Ku do të lëvizin nëse nuk kemi investime në infrastrukturë, investime qindra milionë euro që po nxisin investimet private? Ku do të lëvizin këta 30 milionë turistë në vitin 2030 apo edhe 1 milionë çdo muaj që vijnë në Tiranë nëse nuk do të kemi investime të tilla”, tha Klosi.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Klosi u shpreh se “ju e keni në ADN këtë problem, e keni të imponuar nga ballkoni”.

“Edhe pse SHBA e shpall non grata ju vazhdoni me të njëjtën politikë. Kështu do bëni edhe kur të inaugurohet tuneli i Llogorasë apo aeroporti i Vlorës, për çdo projekt sepse nuk ndaheni dot nga ballkoni i non gratës. Gjatë mandatit të parë të non gratës u mbush Tirana me kioska. Duhej vendimmarrja e Edi Ramës kryetar bashkie të lironte Tiranën nga sistemi i kioskave që konsiderohej suksesi juaj i vetëm në Tiranë. Historia u përsërit në vitin 2005 kur u prish mbikalimi i Zogut të Zi”, shtoi ai.

EMISIONET