Transporti falas, Shehi: Problemi i Tiranës nuk është sa bën bileta por si të ecë autobusi
Kryetar i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në "Drejt" thotë se premtimi për transport falas i kandidatit për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi është plotësisht i mundshëm.
Por ai nënvizoi se problemi kryesor për kryeqytetin nuk është bileta falas por si të bëjmë që të ecë autobusi.
Shehi: Problemi i Tiranës nuk është se sa bën bileta por si të ecë autobusi se nuk ecën, është në vend. Dikur ecte 20 km/h sot ecën 10. Ditën që do të zbresë te 8 dhe 9 nuk hipën më njeri në autobus. Halli më i madh për autobusin është sesi do të qarkullojë më me shpejtësi që ne të fitojmë kohë.
Si do ta rrisim shpejtësinë në Tiranë? Do na duhet të bëjmë nënkalime për makinat dhe njerëzit, mbikalime për njerëzit. Do shtojmë numrin e autobusëve, të bëjmë një sistem të integruar të autobusëve. Do paguajmë një biletë për të gjitha linjat.
Do bëjmë parkingjet publike në Tiranë, minimalisht 40 që të ulet trafiku i makinave. Pasi kemi bërë që të ecë autobusi 20-25 km/h do të diskutojmë dhe koston. Jam dakord që për pensionistët të jetë falas, për studentët gjysmë bilete, për qytetarët 60-70%. Ideja e Këlliçit nuk ka asgjë që nuk bëhet. Por nuk është halli kryesor.