"Timon, tepsi…", Çuko: 2017 është perla elektorale e Ramës, mundi opozitën me 4 fjalë
Arben Çuko, ish-deputet i PS, i ftuar në "Ora e Betit" e konsideron si një ngqa perlat elektorale të Ramës fushatën e 2017, duke nënvizuar se me 4 fjalë e mundi opozitën.
"Për mua perla politike elektorale e kryeministrit Rama është e 2017, nuk është sot. Vetëm me katër fjalë (timoni, tepsia etj) arriti të mundë opozitën. Kjo është maja. Rama ka të drejtë që thotë për Saliun non grata. Si mendoni se do të përkëdhelë kampin kundërshtar kryeministri? Saliu është përfaqësuesi kryesor i opozitës. Mendoni që Saliu të fitojë zgjedhjet, nuk do ketë problem me SHBA? Tani mesazhet mediatike, elektorale të udhëheqësve e kanë mbaruar rëndësinë e vet, tani është organizimi në terren, ai vendos fatet".
Ai shtoi se kryeministri Rama do të japë llogari për qeverisjen në 2025.