Beqa: Fyerja më e madhe për shqiptarët nuk është gishti i Belindit, por vjedhja që u bëhet çdo ditë
Politologu, Mentor Beqa, thotë se posteri me gishtin e mesit i Belind Këlliçit ishte një provokim i gjetur politik.
I ftuar në "Ora e Betit" ai thotë se fyerja më e madhe për shqiptarët nuk është gishti por korrupsioni dhe vjedhja që u bëhet çdo ditë.
"Çështja e gishtit nga pikëpamja e marketingut politik është një provokim i gjetur dhe pozitiv. Nuk besoj se është për tu shqetësuar. Fyerja më e madhe për shqiptarët nuk është gishti por vjedhja që u bëhet çdo ditë, korrupsioni, kjo është fyerja më e madhe. Protestën ndaj qeverisë duhet ta presim me 14 maj. Nëse shqiptaët mendojnë se po keqqeverisen, ka nivel të lartë korrupsioni, nëse mendojnë se po vidhen do të dalin ta demonstrojnë mospajtimin e tyre në 14 maj në kutinë e votimit".