Tallavaja e Ramës për fushatë, Manaj: Po i kthehet Luizit, ta honksha zemrën! Ai është me fat
Gazetari Arben Manaj i ftuar në "Ora e Betit" komentoi këngën e fushatës së PS dhe shown e Ramës në zyrë kur e prezantoi.
Manaj: Po i rikthehet Luizit, ta honksha zemrën! Kjo është Shqipëria e sotme praktikisht. Ai është me një fat të jashtëzakonshëm sepse ka një opozitë të përçarë, ka një mbështetje amerikane të dukshme e cila padyshim ka strategjitë e veta dhe pse për mua është tallje me elektoratin.
Unë jam kundër këtyre presioneve të ndërkombëtarëve, nuk më pëlqejnë fare. Këtu nuk ka garë.Opozita është inekzistente, nuk fitohet pa akses në media. Nuk po shpjegohet sa duhet premtimi i Këlliçit për urbanin falas që për mua është shumë e bukur.