Lita: Veliaj do mbahet mend për prishjen e Teatrit Kombëtar, PS thith me fshesë korrenti lekët sheshit

Gazetari, Lavdrim Lita, i ftuar në "Ora e Betit" thotë se Erion Veliaj për 4 vitet e fundit në drejtimin e bashkisë Tiranë do të mbahet mend vetëm për prishjen e  Teatrit Kombëtar.

Lidhur me ndarjen e parave për fushatë nga KQZ, ai tha se PS nuk i mjaftuan paratë e 10 viteve në pushtet për ti dhënë sërish nga paratë e taksapaguesve.

Lita: Duhet të bënim bilancin, Erion Veliaj ka 8 vite në bashkinë e Tiranës. Do të mbahet mend në katër vitet e fundit për asgjë, përveç prishjes së Teatrit Kombëtar dhe lënies së një gropë aty dhe kullat që i mbjellin në vend të pemëve. Mbjellja e pemëve pas Skënderbeut është një tallje e madhe, se nuk kanë lënë vend tjetër. Ditët e fundit kemi blerje vote me VKM.Rama ka vendosur ti japë 5 mijë lekë çdo pensionisti para zgjedhjeve.

Atë që bënin çunat në lagjet e Shqipërisë duke blerë vota me 5 mijë lekë. Ne nuk po flasim për këtë. KQZ drejtohet nga ish-ministri i Edi Ramës që për dy muaj e luftoi PD do regjistrohet apo nuk regjistrohet. Duhet hetuar nga SPAK për 6 tendera që ka bërë 2 muajt e fundit. Ka nevojë PS, prej 10 viktesh në pushtet, për lekët e KQZ. Janë lekët sheshit dhe thithen nga PS me fshesë korrenti, do ti japim prapë lekë nga taksapaguesit ne për të bërë tallavanë me pemë dhe gjëra të tjera?

ora e betit zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET