KQZ e ndan nesër/ Kim nuk njeh Berishën, takim me krerët e partive politike

Pak ditë pas vendimit për vulën e PD-së ambasadorja Yuri Kim ka nisur takimet mbi përgatitjen e zgjedhjeve vendore. Nga demokratët përfaqësuesja e SHBA në Tiranë, ka diskutuar me Alibeajn duke mbajtur të pandryshuar qëndrimin sa i përket Berishës. Ndërsa ka zhvilluar vizitë edhe në selinë e socialistëve dhe të Partisë së Lirisë.

Afrimi i datës së zgjedhjeve vendore dhe afateve për regjistrimin e kandidatëve ka shtuar takimet e Ambasadores së SHBA me partitë politike.

Yuri Kim ka zhvilluar një diskutim prej rreth 30 minutash me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Në deklaratën e bërë për mediat zyrtari i lartë socialist shprehet se rekomandimet e ODIHR dhe kontributi për realizimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare ishin në qendër të takimit.

“Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shprehet Gjiknuri.

Më tej Kim ka takuar në selinë e kryesisë së Kuvendit me Enkelejd Alibeajn, të cilin të premten Gjykata e Apelit i dha të drejtën e përdorimit të vulës së PD, deri në shqyrtimin përfundimtar në shkallën e parë.

Pas rreth një orë takimi, u theksua se një vëmendje të veçantë iu kushtua problemeve të ngritura më herët në proceset zgjedhore.

Ndryshe nga socialistët, Alibeaj ka shtuar se biseda u ndal edhe në pastërtinë e figurës së emrave që do të jenë pjesë e garës zgjedhore.

Votimet e 14 majit ishin temë e takimit të Ambasadores së SHBA edhe në Partinë e Lirisë, aty ku Kim diskutoi me Ilir Metën.

Turi i takimeve duket se ka rikthyer edhe një herë qëmdrimin e SHBA për Berishën, me të cilin janë ndërprerë marrëdhëniet prej momentit të shpalljes "non grata".

KQZ e ndan nesër/ Kim nuk njeh Berishën, takim me krerët e

EMISIONET