Pas takimit me Gjiknurin, Kim takon të autorizuarin e Bashës në krye të PD-së, Enkelejd Alibeajn

Pas takimit në selinë rozë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim do të zhvillojë një tjetër taki, kësaj radhe me kryetarin e autorizuar nga Lulzim Basha të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Takimi mes Alibeajt dhe ambasadores Kim u zhvillua në zyrën e tij tek Kryesia Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa dy orë më vonë vetë Alibeaj jep detaje nga biseda me ambasadoren Kim.

Kujtojmë se këto takime vijnë një ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendosë se cilën prej Partive demokratike do të regjistrojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Kjo pasi, KQZ pritet të vendosë nesër nëse do të regjistrojë PD e Enkelejd Alibeajt apo të Sali Berishës për zgjedhjet e 14 majit.

Kërkesat janë parashikuar për ty shqyrtuar në seancë, ndërsa pezull mbeten emrat që do të jenë në KZAZ.

Pas takimit me Gjiknurin, Kim takon të autorizuarin e Bashës në

Kryetari i autorizuar

Deklarata e 21 marsit të një viti më parë e bërë nga Lulzim Basha i cili njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, duket ndryshe.

Por ky akt i Bashës nuk rezulton i tillë, kjo pasi në dokumentat zyrtare që përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa depozitoi dy ditë më parë në KQZ për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit, Lulzim Basha rezulton të jetë kryetar i PD-së.

Sipas statutit, në rastin e dorëheqjes nga posti i kryetarit, drejtimin e merr një nga nënkryetari e partisë, dhe në rastin konkret Enkelejd Alibeaj. Por ky i fundit në dokumentacionin zyrtar rezulton se është thjesht i autorizuar për ushtrimin e kompetencave, pasi vetë Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë dorëheqje nga drejtimi i PD-së.

Pas takimit me Gjiknurin, Kim takon të autorizuarin e Bashës në

sali berisha yuri kim zgjedhjet e 14 majit enkelejd alibeaj zgjedhjet vendore zgjedhjet kqz damian gjiknuri

EMISIONET