Takimi i Ramës në Athinë, Shehaj: Aktivitet partiak, kryeministri të kujdeset për këta që janë këtu

Deputeti, Agron Shehaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh për takimin e Ramës në Athinë me emigrantët se kryeministri duhet të kujdeset për këta që janë këtu se ato që kanë ikur kanë ikur.

Shehaj: Unë nuk e besoj se ky aktivitet partiak i kryeministrit që e përdor për qëllime politike në vendin dhe rolin e kryeminsitrit nuk ka nëvojë për gjithë këtë vëmendje mediatike.

Nuk shoh absolutisht asnjë gjë për tu diskutuar.

Në Greqi jetojnë mbi 500 mijë shqiptarë që kanë ikur nga Shqipëria sepse nuk kanë parë një të ardhme në vendin e tyre.

Midis tyre disa mijëra mund të kenë zgjedhur të vejnë dhe të dëgjojnë dhe mund të kenë simpati për kryetarin e PS.

Nuk ka asgjë për tu habitur.

Ishte një miting si mund ta kishte bërë në Tiranë, Vlora, Shkodër e ka bërë në Athinë.

Personalisht mesazhet që ka dhënë Rama nuk më interesojnë.

Është pjesë e propagandës së Ramës.

Flasim për një kryeministër që duhet të kujdeset që nga Shqipëria mos të ikin, të kujdeset për këta që janë këtu se ata që kanë ikur kanë ikur.

EMISIONET