“TA HARROJNË DORËHEQJEN”/ Gonxhja: Ujku mjegull do! Ka përpjekje për t'i përdorur protestat për agjenda të tjera

Në një reagim të fundit lidhur me valën e protestave në vend, Ministri Blendi Gonxhja ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike kërkesat e protestuesve për dorëheqje të qeverisë.

Thirrjet radikale për rrëzimin e qeverisë janë cilësuar nga ministri si joproporcionale dhe të rrezikshme për stabilitetin e vendit.

Sipas tij, institucionet shtetërore kanë reaguar dhe e kanë adresuar ngjarjen në mënyrë të menjëhershme. Braktisja e detyrave dhe lënia e gjërave përgjysmë në mes të mandatit shihet si një veprim që shkel përgjegjësitë kontraktuale dhe institucionale ndaj qytetarëve.

Blendi Gonxhja u shpreh se mandati qeveritar mbart detyrime të forta përtej individëve të veçantë dhe refuzohet ideja e një dorëheqjeje pa një plan apo alternativë të qartë se çfarë propozohet më pas.

Duke i kujtuar protestuesve qw prej 26 ditwsh mblidhen nw shesh sfidat madhore me të cilat është përballur kjo maxhorancë, nga tërmeti e deri te pandemia, Gonxhja u shpreh me bindje se Shqipëria i ka superuar këto vështirësi dhe aktualisht ndodhet më mirë se kurrë më parë.

Ndërsa pranoi se pritshmëritë e qytetarëve janë jashtëzakonisht të larta dhe shpesh mund të mos përputhen me realitetin e përditshëm, theksi u vu te fakti se këto pakënaqësi nuk justifikojnë anatemimin e punës shumëvjeçare të bërë deri më tani.

Artikulimi më i fortë i kësaj daljeje publike ishte një paralajmërim i qartë mbi përpjekjet për t'i përdorur protestat për agjenda të tjera. Ndonëse mirëkuptohet plotësisht revolta emocionale dhe e drejta e qytetarëve të çiltër për të kërkuar më shumë nga qeverisja, vëmendja u tërhoq përmes shprehjes popullore se ujku mjegull do. Ky mesazh lë të kuptohet se elementë të caktuar politiko-shoqërorë po tentojnë të krijojnë dhe të shfrytëzojnë mjegullën e pakënaqësive qytetare për të çuar përpara qëllime të errëta në kurriz të vendit.

Blendi Gonxhja: Mund t'ju them vetëm që unë jam vetë i lidhur shumë edhe historikisht, edhe shpirtërisht po edhe themi nga pikëpamja e aktiviteteve të mia gjatë jetës sime, me protestën si institucion.

Edhe natyrisht që matem shumë, jam matur shumë në shumë prej daljeve të mia, duke folur shpesh edhe për si ne po e analizojmë, si ne po reflektojmë çdo aspekt për çfarë është e mundur dhe çfarë ne kuptojmë se është një mangësi komunikimi, çfarë është një mangësi ndoshta informacioni, çfarë është një mangësi diku dialogu, diku dëgjese, diku një mospjesëmarrje, diku një mospërfshirje, që ne të bëjmë ç'të është e mundur që të bëjmë një, si të themi, një proces vendimmarrës në vend i cili të jetë natyrisht jo vetëm sa më i mirë për qytetarët tanë, po të jetë edhe sa më në standard për atë që është sa afërmi e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Dhe mund të ketë momente që ne mund të jemi, si të themi, më kritikë edhe ndaj vetes, edhe nuk diskutohet që nuk e përjashtojmë këtë gjë.

Nga ana tjetër që të themi, në mënyrë të beftë dhe të papritur, për një ngjarje, kushdo qoftë ajo ngjarje, që nisur nga diçka që ka ndodhur dhe që ishte e dënueshme, u trajtua dhe u adresua në mënyrë të menjëhershme nga shteti, që tani, o të gjithë për tokë, o dorëheqje e gjithë qeveria, o dorëheqje e gjithëkush, o dorëheqje nga i pari te i fundit, dhe të lëmë çdo gjë në mes dhe secili të heqë dorë nga gjithçka pa ditur se çfarë, se çfarë është ajo që propozohet, më duket se është një situatë që kalon... kjo në radhë të parë kalon përtej meje, si Blend, kalon përtej meje si ministër, kalon përtej nesh.

Kjo është një gjë që nuk merr parasysh asnjë nga përgjegjësitë tona, ne mbartim shumë përgjegjësi karshi qytetarëve, karshi vendit, karshi një kontrate që ne përfaqësojmë këtu dhe nuk jemi vetëm vetvetja.

Dhe është shumë, shumë e rëndësishme të kuptohet që është në radhë të parë një herë, në respekt të vetë protestës si institucion që ne të sillemi me përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që na kanë votuar, pavarësisht se sa mund të jetë realisht ky numër sot, pavarësisht se sa dhe cila mund të jetë ndjeshmëria edhe e votuesve tanë.

Dhe ne duhet të respektojmë shumë natyrisht vullnetin e të gjithë qytetarëve sepse vetëm kështu mund të mendojmë që mund të kemi një, si të themi, një rezultat akoma dhe më të mirë për atë që duhet të ishte një reflektim i të gjithëve, për atë që mund të ketë ndodhur.

Ne kemi sfidë në çdo prej sektorëve që ne drejtojmë dhe nuk ka asnjë mundësi që të kemi dot një Shqipëri perfekte befas, menjëherë, dhe në kaq pak vite të një periudhe ku Partia Socialiste, kur kjo maxhorancë, kur shumë prej institucioneve që janë, i janë besuar Partisë Socialiste dhe të gjithë neve në mandatet e ndryshme, kanë kaluar dhe sfida të cilat ju i dini shumë mirë.

Në mandatin që ne kemi kaluar, ne mund të themi me zë të lartë që kanë qenë të ndikuara dhe të kushtëzuara në mënyrë shumë të fortë, në mënyrë shumë të konsiderueshme edhe nga tërmetet që ne kaluam, po dhe nga pandemia.

Kanë qenë vite e vite që ne jemi përpjekur që të superojmë, që të përballojmë një prej situatave nga më të vështirat që bota ka kaluar.

Shqipëria i ka superuar këto situata, Shqipëria sot është në këmbë, Shqipëria sot është më mirë se kurrë më parë, por natyrisht ne e kuptojmë që pritshmëritë dhe niveli i lartë i kërkesës së qytetarëve tanë, që është dhe i yni, është shumë i lartë sot dhe niveli shumë i lartë i pritshmërisë natyrisht ndonjëherë nuk përputhet me realitetin.

Por kjo nuk do të thotë që ky nivel pritshmërie do të justifikonte gjithë anatemimin dhe gjithë, si të themi, hedhjen poshtë të gjithçkaje të bërë në këto vite, aq më pak në kuptimin që kjo qeveri, dhe që në përgjithësi pra ky mandat edhe i sapofilluar dhe ne vijmë nga votimet e majit të vitit 2023 më të konfirmuar se kurrë, të mund të vihet në diskutim në këtë nivel.

Ne e kuptojmë pjesën emocionale, ne e kuptojmë shumë mirë të gjithë ndjeshmërinë e qytetarëve, ne e ndjekim çdo zhvillim në vend dhe do mundohemi shumë që të reagojmë në mënyrë, si të themi, proporcionale në kuptimin e arsyes, po dhe në kuptimin e profesionalizmit dhe të përgjegjësive tona ndaj çdo prej pritshmërive të qytetarëve e cila është shprehur në këtë protestë.

Për pjesën e mbarë, për pjesën e mirë, për pjesën, si të themi, të çiltër, për pjesën të drejtë të kësaj proteste. Për pjesën tjetër pastaj, të gjithë ne jemi të qartë që ujku mjegull do. Kështu që në shumë prej këtyre situatave ka dhe plot mjegull dhe ku ka mjegull natyrisht ka dhe përpjekje për ta shfrytëzuar mjegullën për qëllime të tjera...

EMISIONET