"Stuhia sapo ka filluar", Rama: Me krahun e lirë të punës nuk mund të bëhet më biznes

"Stuhia sapo ka filluar", Rama: Me krahun e lirë të

Kryeministri Edi Rama ngriti sërish shqetësimin për krizën e burimeve njerëzore dhe mungesën e krahut të punës në vend.

Duke folur në Forumin e Klimës së Biznesit, Rama paralajmëroi se Shqipëria duhet të përballet me këtë ‘stuhi’ dhe të ketë një kthesë në lidhje me strategjitë për të punësuar, ku shtoi se dhe rritja e pagave lidhet me këtë të fundit.

"Është një moment kritik për Europën dhe vendin tonë që nuk bën përjashtim dhe ka një vullnerabitet në një garë që vetëm sapo ka filluar, luftë për krahun e punës. Ne duhet me patjetër ta përballojmë dhe efektet katastrofike që ne do i mbijetojmë nëse duam të mbijetojmë me sukses në ekonomi. Rritja e pagave lidhet me këtë fakt por dhe mundësinë që u krijua, të cilën nuk e kemi pasur më parë dhe do të sjellë efekte pozitive, shpresojmë që të ritën dhe në sektorin privat. Sot e gjithë sipërmarrja e ndjen, e dëgjon mungesën e mjaftueshme e kapitalit njerëzor.

Nuk duhet të arrijmë në pikën që krahu i punës nuk mund të jetë më element konkueshmërie, 30 vjet më parë kur u hodhën themelet e fasonetritë ishte një gjeneratë e re gra dhe vajzash që u ulën, sot ato po dalin në pension në një punë të vështirë por të paguar pak, duke i dhënë mundësi sipërmarrësve që tu thonë porositësve, që këtu mund të prodhoni në gjithë firmat me kosto të ulta.

Nuk gjenden më këto vajza, as në Kamëz, as periferi që kanë qenë baza e kapitalit njerëzor të kësaj industrie. Duhet ndërruar loja, dhe të kalohet në një tjetër nivel duke e lënë pas fitimin. Duhet që sot të ketë një aleancë më bindjen që ky është moment me strategji ekonomike për çdo sipërmarrjen, bazuar tek nevoja. Shqipëria duhet t’i qëndrojë kësaj stuhie që duhet rezistuar".

Kryeministri nënvizoi domosdoshmërinë e një aleancë me bindjen që ky është një moment me rëndësi strategjike për të ardhmen e ekonomisë së vendit tonë dhe çdo sipërmarrje.

"Një aleancë e bazuar tek nevoja që në këtë moment kthese të rëndësishme, Shqipëria t’i qëndrojë kësaj stuhie, e cila vetëm sapo ka filluar dhe e cila do të vijë duke u fuqizuar, sepse kur Gjermania kërkon 7 milionë njerëz jashtë sistemit të saj të lindshmërisë për ta bërë rezistente ekonominë e saj deri në 2030, përfytyroni se çfarë beteje është”.

Rama tha se vendi i ka të gjitha mundësitë t’i mbijetojë kësaj stuhie.

"Ky është një moment kur sipërmarrja duhet të bëjë një hap më shumë. Fakti është që sot ka sipërmarrje në Shqipëri që kanë paga shumë të larta dhe që vazhdojnë t’i rrisin pagat, por duhet vrapuar më shumë, sepse është vërtetë një luftë me sekondin”.

edi rama pagat zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore forumi ekonomik

EMISIONET