SPAK merr sherret në Kuvend, Elda Hoti do të përgjigjet për spërkatjen në sallën e parlamentit

SPAK ka kërkuar dëshminë e deputetes Elda Hoti për seancën e 17 nëntorit ku sipas saj hodhi parfum në sallë por për mazhorancën ishte një lëndë djegëse.

Mësohet se e zgjedhura nga radhët e PD do të japë shpjegimet në prokurorinë e posacme të mërkurën ku është përkuar të paraqitet.

Për shkak të hedhjes së lëndës në sallë, seanca u përfshi nga debate të forta, madje edhe nga akuzat se Hoti po vinte në rrezik deputetët e tjerë.

Madje për të verifikuar se për çfarë bëhej fjalë u ndërpre edhe diskutimi, ndërsa ministrat tentuan të zbulojnë me nuhatje se për çfarë bëhej fjalë

Denoncimi ndaj saj u bë ndaj forcave të policisë, siç u tha në atë kohë pas mbledhjes së provave. Në prokurorinë e posacme përfunduan edhe 7 deputetë të tjerë.

Këtë radhe për përplasjen  me forcat e rendit që mbërritën në oborrin e parlamentit për protestuesit që u zhvendosën nga bashkia.

Nga ana tjetër opozita akuzoi minsitrin e brendshëm dhe drejtuesit e policisë për shkelje të ligjit pasi sipas tyre bluve nuk u lejohet të jenë në këto ambiente dhe të ndalojnë deputetët

Ky është rasti i radhës kur sherret e parlamentit shkojnë në SPAK.

Javën e shkuar u pushua padia për dhunë mes demokratit Nallbati e socialistit Sina.

EMISIONET