Spahia i bashkohet nismës “Dhuro një libër, ndriço një mendje”
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, njëherësh kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia iu bashkua sot nismës së veçantë të studentëve dhe ish-studentëve ekselentë nëpër botë të Departamentit “Brain Gain”, “Dhuro një libër, ndriço një mendje”.
Spahia u shpreh se “librat e dhuruar pasurojnë fondin e bibliotekës “Marin Barleti”, e cila mbetet një prej institucioneve më të rëndësishme të qytetit tonë”.
“Mjediset e bibliotekës janë sot një vendtakimi që brezat bëjnë me dijen”, tha Spahia.
Spahia i falënderoi studentët anëtarë të Departamentit “Brain Gain” dhe Ekselencës në PD.
Kreu i bashkisë së Shkodrës i ftoi ata për bashkëpunime të tjera në të ardhmen, pasi sipas tij, “të promovosh arsimin dhe kulturën, sot pa diskutim është sfida e secilit prej nesh”.