Sot Dita e Dëshmorëve, Meta në Berat: Kujtojmë me nderim sakrificat që ata bënë. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Ditën e Dëshmororëve nga Berati.
Fillimisht përmes rrjeteve sociale dhe më pas në deklaratë për mediat, Meta vlerësoi kontributin e Margarita dhe Kristaq Tutulanit.
"Sot në Ditën e Dëshmorëve në Gosë të Rrogozhinës vendosëm kurora me lule në nderim të Heronjve të Popullit, Margarita dhe Kristaq Tutulani.
Ekzekutimi i tyre mizor nga pushtuesi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të trembur rininë anembanë vendit për t’ju bashkuar Luftës Antifashiste për Liri.
Ne do t’i kujtojmë gjithmonë me nderim dhe dashuri për sakrificat më sublime që ata bënë dhe kurrë nuk do e harrojmë porosinë e Margaritës se: Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë", u shpreh kreu i PL-së, Ilir Meta.