Soko: Debati është një plate ku mund ta copëtosh kundërshtarin në pushtet ndaj shmanget
Ekonomisti Pano Soko, kandidat për këshillin bashkiak të Tiranës nga Nisma Thurje i ftuar në "Ora e Betit" thotë se pushteti është i prirur për të shmangur debatin me kundërshtarët.
Soko: Pushteti ka llogari për të dhënë. Debati është një plate e mirë ku mund ti kërkosh llogari dhe ta copëtosh kundërshtarin që është në pushtet. Është bërë rutinë, shmanget debati. Është refuzim për të dhënë llogari. Nëse do të dalin në debat kandidatët, po i marr të 6 në Tiranë, i vetmi që ka për të humbur është Erion Veliaj. Çfarë do ti thotë shkresës së firmosur për incineratorët se do ta pyesin, çfarë do të thotë për 17 shkollat që i ka bërë me 100 mln euro.