Muçi: Më vjen mirë që Këlliçi publikoi programin për Tiranën, s'kemi program elektoral prej 2013

Pedagogu, Redi Muçi, kandidat për këshilltar në bashkinë Tiranë nga Lëvizja Bashkë i ftuar në "Ora e Betit" vlerësoi publikimin e programit të kandidatit të opozitës për kryebashkiak, Belind Këlliçi, pasi siç tha ai prej 2013 nuk kemi pasur program elektoral.

Muçi: Më vjen mirë që Belind Këlliçi kishte publikuar një program për Tiranën. Nga 2013 nuk kemi pasur program elektoral. Shpresoj që ka ardhur dhe nga fakti që Lëvizja Bashkë ka qenë subjekti i parë që ka publikuar një program për Tiranën. Jetojmë në një sistem oligarkik, një debat publik mes Arlind Qorit dhe dy përfaqësuesve të dy partive kryesore do të ishte jashtëzakonisht i mirëpritur por në disavantazhin e kundërshtarëve tanë.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET