Skandali i Kuçovës s’ka fund, Maliqi: I dënuari shtyn mandatin nëpër gjykata. Turp për Drejtësinë, turp për KQZ që mbajnë ende në detyrë “Hajdarët”

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për qarkun e Beratit dhe ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Kuçovës denoncon skandalin që po ndodh me kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, i cili edhe pse është dënuar nga gjykata shqiptare vijon të mbajë mandatin në mënyrë të paligjshme me bekimin e politikës.
Reagimi i plotë i Lefter Maliqit
I dënuari Hajdari shtyn mandatin nëpër gjykata e institucione me mbrojtje të politikës dhe drejtësisë së kapur.
Skandale të panumërta e të pabesueshme, shtet i kapur, korrupsion i hapur, shpërdorim detyre i pastër i KQZ! Skandale të panumërta e të pabesueshme, shtet i kapur, korrupsion i hapur, shpërdorim detyre i pastër i KQZ!
Drejtësi e vonuar; Drejtësi e mohuar!
I dënuari Hajdari duhet të kishte ikur me pranga në duar me kohë dhe me turp për bëmat që ka bërë vet dhe që i ka bërë Bashkisë!
Dje i dënuari Hajdari ishte me avokatin e tij në “Gjykatën Administrative të Tiranës”, për të depozituar një ankimim kundër “KAS”, i cili urdhëroi “KQZ”, Celibashin të rishikonte vendimin për shkarkimin e Hajdarit, pasi automatikisht lë detyrën në bazë të ligjit të dekriminalizimit, plus dhe që u dënua nga “Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar”, në 9 muaj burg e konvertuar me 150 orë pune dhe me kaq duhet ligjërisht të lër mandatin.
Por shteti ka kapur Drejtësinë! Kjo Gjykatë ende nuk ka zbardhur Vendimin që të marrë ‘formë të prerë’ në Apel, u bënë 4 muaj vonesë; ndërkohë Hajdari hap proces tjetër kundra “KAS” në Gjykatën Administrative, kjo e fundit shtyn gjyqin për në Tetor dhe kjo Gjykatë do e shtyjë mbi 1 vit me pas në Apel dhe mbi një vit prapë sa t’i mbarojë mandati të korruptuarit, të paaftit e të dënuarit Hajdari!
Ndërkohë “SPAK” ka 11 kallëzime të tjera për abuzime të rënda të të dënuarit Hajdari dhe zvarrit hetimet.
Emisionet: “STOP” në “TV KLAN” dhe “FIKS FARE” në “TOP CHANNEL” dhe dhjetëra media e portale akuzojnë Hajdarin për abuzime të rënda me detyrën dhe taksat e qytetarëve etj.
Kuçova e mbushur me plehra e qenë, me “Treg” si kandahar, me “Muze” si gërmadhë, me rrugët me gropa dhe jashtë përdorimit, me fshatra pa ura, me “Stadium”, e varreza jashtë standardit, kudo skandal, turp e faqezezë!
Turp për Drejtësinë, turp për “KQZ”, turp për Qeverinë e korruptuar që mban ende në detyrë, ‘Hajdarë’ të politikës dhe Drejtësisë, të paaftë e të korruptuar!
Forca e Zotit dhe Ligjit do të bjerë pa mëshirë për ta! Paratë e popullit, ‘Hajdarëve’ do u dalin nga hundët!
S’ka kthim pas! Betejën ligjore e politike do e vazhdojmë deri në vënien e drejtësisë në vend. Hajdari me provat e faktet, vetëm një zyrë e pret pas Bashkisë, “302 ose 313”
I duruari, i fituari.




