Si mund t'i fitojë PD-ja zgjedhjet? Mediu: Të garojë me një kandidat, dy do të rivalizonin njëri-tjetrin

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i ftuar sot në një intervistë në Ora News në lidhje me garën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Sa i takon dy grupimeve të PD-së, Mediu deklaroi se e vetmja mënyrë që PD të fitojë zgjedhjet në disa bashki është prezantimi me një kandidat të vetëm. Ai u shpreh se gara mes dy kandidatëve brenda PD-së do ti dëmtonte vetë demokratët pasi do ti bënin rivalitet njëri-tjetrit.

"Zgjidhja është nëse gjykojmë drejtë. Të mos vendosim dy kandidatë por një. E rëndësushme është nëse nuk arrihet 100% kjo që unë po them  të mos vendosen kandidatë aty ku PD-ja nuk mund të fitojë shumicën. Pra të mos krijojmë rivalitet brenda njëri-tjetrit. Atje ku kemi shanse e mundësi për të fituar do të ishte e pafalshme të vendosen dy kandidatë, në bashki si Durrësi, Shkodra etj.," tha Mediu.

EMISIONET