Zgjedhjet në Kukës, Maho: Gjici e mori bashkinë pa garë, tani është më e vështirë, por i trembem manipulimit të votave. Ja si përgjigjet Vata
Gazetari Armand Maho i ftuar në emisionin “Drejt” për gazetarin Luan Rama në “Ora News”, në replikë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, u shpreh se zgjedhjet e parakohshme në Kukës do të jenë të vështira për mazhorancën.
“Duhet thënë që Safet Gjici e mori Kukësin pa zgjedhje 4 vite më parë, ndërsa tani situata është më e vështirë, sepse ka zgjedhje dhe ndërsa asaj që i trembem është maniulimi i votave.
Atje është angazhuar e gjithë makineria e shtetit për ta fituar këtë garë. Mos harroni se edhe sot ministri Manja paralajmëroi se do ti fitojë PS-ja zgjedhjet se si do ta bëjë, mos harrojmë që ai është një person që ka dalë në përgjimet e krimeve zgjedhore”, u shpreh Maho.
Nga ana e tij kandidati i djathtë deklaroi se shqetësimi i manipulimit të votave është real, por shtoi se situata nuk është e ngjashme me atë të 14 majit.