Shoqërimi i Fredi Belerit, Ministria e Jashtme e Greqisë: Ambasadorja greke do takojë Xhaçkën
Arrestimi në Himarë i Fredi Belerit, kandidatit për kryebashkiak i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili dyshohet se akuzohet për shit-blerje votash ka shkaktuar dhe reagimin e Greqisë.
Ministria e Jashtme e Greqisë në nj njoftim për mediat bën me dije se Ambasadorja greke në Tiranë do takojë urgjentisht ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka.
“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”- thuhet në reagim.
Bashkë me Bejlerin, në polici u shoqërua dhe avokati, një anëtar i shtabit si dhe një qytetar i rastësishëm.
Edhe mediat greke kanë hedhur akuza se shoqërimi i Belerit është me natyrë politike, për shkak të akuzave të vazhdueshme që në ditët e fundit kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj tij.