Shfuqizimi i Bordit të Transparencës, Sula: Çmimet e shportës u rritën me 76.7%, qeveria arkëtoi 500 mln €

Deputeti i PD-së Dashnor Sula në një deklaratë për media pas mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese për të diskutuar mbi shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e shportës deklaroi se çmimet e shportës janë rritur me 76.7%.

"Kjo qeveri ka arkëtuar nga taksa e TVSH e ushqimit, rreth 500 mln euro. Në një kohë krize ku të gjithë vendet e reajonit e Europës qeveritë kanë ndjekur politika efikase duke mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimeve.

76.7% e çmimeve të produkteve të shportës janë rritur krahasuar me një vit më parë. Jemi i vetmi vend në rajon e në të gjithë Europën që nuk kemi patur masa efikase.

Të ndahet dhimbja e rritjes së çmimeve tek qytetarët dhe shteti të mbajë barrën, në një kohë kur janë qytetarët ata që mbajnë barrë duke paguar nga xhepi i tyre dhe duke rrënuar ekonomitë e tyre familjare.

Qeveria vetëm pasurohet duke i marrë para qytetarëve nga rritja e çmimeve," tha Sula.

EMISIONET