Shehi: Ramës i ka ndodhur një hata e madhe, e ka zënë frika sepse nuk e kontrollon SHBA-në

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i  LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Rama duhet të përballet me të vërtetën lidhur me dosjen amerikane.

Poll

Ai tha se kryeministrit i ka ndodhur hataje dhe se tashmë duhet të kishte dhënë dorëheqje, pasi është vënë në lojë edhe imazhi i vendit tonë.

Shehi: Rama duhet të përballet me të vërtetën. Edhe nga krahu tjetër nuk shoh një zë racional, por vetëm bëjnë zhurmë aty. Për ta sqaruar këtë problem, sepse nuk është puna e Ramës, pasi është loja e shtetit shqiptar dhe mënyrën se si përcillen institucionet e vendit, kur në shumë vende të tjera do të kishte ndodhur dorëheqje për t’i hapur rrugë hetimit.

Ramë si ka ndodhur hataja më e madhe në mendjen e vet që e ka pas të mbrapshtë. I ka ndodhur diçka që është përtej kontrollit kryeministror dhe prandaj e ka zënë ky hall i madh. Këtij i kanë ndodhur shumë halle, qysh me incineratorët dhe ministrat që mbillni drogë, por nuk e kanë shqetësuar sepse i ka nën kontroll. por tashmë nuk i ka nën kontroll se janë letrat e Amerikës.

agjenti i fbi charles mcgonigal rama dashamir shehi

EMISIONET