Shehi: Ramën e gjykojmë politikisht për Mcgonigal, është i dyshimtë, ka pritur në zyrë të korruptuar

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Rama nga opozita po gjykohet politikisht, sepse hetimin e bëjnë prokurorët.

Ai tha se McGoniggal është kriminel për drejtësinë amerikane, sepse ka paguar lekë për të dalë me kusht dhe ndërkohë është akoma nën hetim.

Shehi: Ka dy lloj drejtësish; nuk është drejtësia penale, se për atë mund të presësh. Ka një lloj drejtësia që është politike dhe popullore dhe merr dënimin politik. Kur të vijë puna për burg, e fusin prokurorët. Ky është marrë me disa persona janë nën hetim për para të pista.

Ky njeri është kriminel për drejtësinë amerikane, sepse ka paguar lekë për të dalë me kusht. Ne po hetojmë pjesën tonë politikisht, sepse nuk jemi prokurorë ne. Ne merremi me faktin politik dhe gjykojmë se kryeministri është i dyshimtë sepse ka pritur dhe ka përcjellë njerëz me para të pista në zyrë.

EMISIONET