Shansi i fundit, Flamur Hoxha propozim të ri: Degët e PD të zgjedhin kandidatin, ne t'i mbështesim pavarësisht se ku regjistrohen

Deputeti i Partisë Demorkatike Flamur Hoxha, i mandatuar bashkë me kolegët Gazmend Bardhi dhe Merita Bakiu për të gjetur një zgjidhje me pjesën tjeter të Partisë Demorkatike për 14 majin, ka ofruar një formulë të re bashkimi për demorkatët.

Hoxha tha se për të dalë me kandidat të përbashkët, palët do të duhet të bëjnë lëshime, e këtu sipas tij pesha do duhet tu lihet degëve ndërsa strukturat në qendër vetëm t'i mbështesin.

"Do kemi një ndarje dhe një përgjegjësi me shumë kosto. Nëse dikush mendon të mbajë një parti të vogël duke përçarë demokratët duke mos iu dhënë pushtet në këtë raskapitje 10 vjeçare apo në mandat të dytë të pushtetit lokal, kjo është një përgjësi e madhe. Do e kundërshtoj një veprim të tillë," tha Hoxha.

Hoxha thekson se kandidatët për sa kohë dega do t'i mbështes mund të regjistrohen ku të duan. Në këtë pikë deputeti demokat e tejkalon platformën me 3 pika të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, ku një pikë e rendësishme ishte që ata të regjistrohen tek vula zyrtare.

"Pas datës 14 askush nuk mban mend cila ishte logo, kush ishte alenaca apo përfaqësuesi. Këto janë gjëra që anashkalohen. Ne në kuti shohim emrin e një kandidati. Psh. Luçiano Boçi, Igli Cara.

Demokratët në fushatën 2021 kanë patur dy kandidatë potencial, që kanë marrë vota për të qënë deputetë.

Pas fushatës së 2021 automatikisht shkon tek emri, tek këta individë që janë potencial për të fituar bashkitë. Si mundemi ne të mos pranojmë strukturat në bazë për të mbështetur një kandidat. Kjo është një ofertë e sinqertë. Kështu duhet të ndodhë," tha ai.

Deputeti i Partisë Demorkatike, shprehu vullnetin për të diskutuar për këtë çështje edhe me Sali Berishën, edhe pse sipas tij palët janë larg diskutimeve pikërisht për shkak të gjuhës së tij reufzuese dhe atakuese.  

EMISIONET