SEANCA/ Veliaj merr avokat ish-deputetin e PS-së nën hetim nga drejtësia. Dumani kërkon përjashtimin e tij

Ka nisur seanca e dytë gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, si dhe 29 të bashkëpandehurve të tjerë.

Edhe në këtë seancë, Veliaj nuk është paraqitur fizikisht në sallën e Gjykata e Posaçme, ndërsa është përfaqësuar nga avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Në seancë janë të pranishëm janë edhe prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Sipas deklaratës së bërë nga vetë Veliaj, ai ka kërkuar të mos jetë i pranishëm në këtë seancë dhe të përfaqësohet nga avokati i tij i ri, ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca, edhe pse është nën akuza për korruspion kur punonte në Administratën e Shtetit.

“Deklaroj se nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”, mësohet të jetë shprehur Veliaj.

Pas kësaj, GJKKO ka lexuar procesverbalin ku Erion Veliaj ka refuzuar marrjen e akteve, ndërsa gazetari Edison Vatnikaj raporton se Veliaj nuk ka nënshkruar as se pse e ka refuzuar dosjen

Ndërkaq prokurori Altin Dumani ka deklruar në sallë se: Lidhur me Erjon Veliajn duke qenë se ka marrë dijeni për seancën dhe ka sjellë edhe avokatin Plarent Ndrecën.

Dhe sa i takon avokatit Ndreca ai është pyetur për këtë procedim penal dhe jemi para faktit se nuk mund të përfaqësojë Velijan në këtë proces.

Ndreca i përgjigjet Dumanit: E parashikoja një kërkesë nga prokuroria. Unë vlerësoj se nuk jam në kushtet kur më pengon të mbroj Veliajn. Deklarimet e mia nuk përbëjnë provë. Asnjë nga pyetjet që më janë bërë nuk kanë lidhje me këtë proces. Pyetjet kanë qenë mbi njohjet që kam me znj. Xoxa, apo me disa kompani. Ndërkohë jam pyetur në lidhje me një folder që është gjetur në kompjuterin e znj. Xoxa që unë s’kam lidhje.

Altin Dumani: Është një rrethanë që ne si organ akuze nuk mund të rrimë pa e dhënë. Për ne nuk ka asnjë kritikë, por duhet parë nëse e pengon ligji.

Pas këtij debati, trupa e gjyqtarëve vendosi që të lejojë Plarent Ndrecën të përfaqësojë Erjon Veliajn në këtë procedim penal.

EMISIONET