Saraçi: PS e ka filluar shumë herët blerjen e votës, rasti i Hasit i ngjashëm me Elbasanin

Kryreadaktori i Syri TV, Romir Saraçi, duke komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme u shpreh se PS ka nisur me kohë blerjen e votës.

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në RTV Ora, ai tha se rasti i Hasit është nga aktet e fundit e blerjes së votës me pako ushqimore.

Saraçi: PS e ka filluar shumë herët blerjen e votave.E ka filluar që me fondet për bashkitë për rindërtimin, projektet e reja, asfaltin elektoral, ndihma ekonomike. Rastin e Hasit do ta krahasoja me ngjarjen e Elbasanit. Janë kapur dy djemtë e kandidatit të PS dhe magazinieri i Bashkisë. Më shqetësoi keqpërdorimi i fondeve shtetërore i rezervave të shtetit.

E krahasoj me ngjarjen e Elbasanit për reagimin e Policisë së Shtetit. Nëse në ngjarjen e para 25 prillit në Elbasan kishim drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që mohonte provat. Sot në Has, reagimi i Policisë ishte flagrant, ku pakot e Rezervave të Shtetit u kapën në makine private me djemtë e kandidatit te PS, dhe policia në vend që të niste procedim penal, deklaron në njoftim për mediat se personat qe u kapën me pako të Rezervave Shtetërore janë marrë në pyetje si persona qe kane dijeni mbi ngjarjen, në vend që ti vinte në hetim, qoftë dhe nëse dilnin te pafajshëm në fund.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit

EMISIONET