Gara për Tiranën, Çaushaj: Veliaj është i konsumuar politikisht, betonizimi problemi kryesor
Analistja Rezarta Çaushaj duke komentuar garën për bashkinë e Tiranës deklaroi se Veliaj është i konsumuar politikisht.
Në "Ora e Betit", ajo deklaroi se çdo pretendim i Veliaj për sukses është i diskutueshëm.
Çaushaj: Veliaj është i konsumuar politikisht për rolin e tij si kryetari i bashkisë. Nuk ka asgjë që nuk e kemi dëgjuar dhe asnjë strategji që ne nuk e kemi parë më parë që ai mund ta vërë tashmë në lojë. Por në realitetin tonë politik ne votojmë partitë. PS mund të vendosë aty një kukull dhe prapë ai do të votohej. Veliaj është në një pozicion jashtëzakonisht komod. Ka përballë kundërshtarin që përfaqëson një forcë politike që është në luftë civile dhe po mbart të gjitha kostot e asaj lufte.Çdo pretendim i Veliaj për sukses është i diskutueshëm. E filloi me betonizimin, problemi kryesor i Tiranës është ky sot, elefanti në dhomë ndër problemet që ka Tirana sot. Ka tentuar që këtë problem shumë të madh ta neutralizojë me projektin e 2 mln pemëve të Pyllit Orbital. Ku janë këto pemë askush nuk e di. Bashkia Tiranë është institucioni më jotransparent.