“Ringremë bujqësisë në Tiranë”, Roland Bejko: Do ndërtojmë 5 tregje për produktet bujqësore
Në prani të ekspertëve kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin, i cili do të bazohet në 5 pika për të ringritur bujqësinë dhe fokusin që do të ketë për zonat rurale.
Në takimin që pati me ekspertë të bujqësisë dhe mjedisit, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë.
I pranishëm në takim ishte edhe eksperti i njohur i mjedisit Ramiz Metaliaj, ku tha se Tirana ka ndotje më të lartë në Bashkimin Europian, ndërsa mungon uji i pijshëm 24 orë.
Për këtë ai propozoi edhe zgjidhjet për këtë situatë.
Bejko gjithashtu u zotua se do të rehabilitojë rreth 250 km rrugë për të garantuar dalje në treg për të gjithë familjet fermere.