Brahimllari: Rilindja e përfshirë e tëra në korrupsion, trafik dhe abuzim me pushtetin

Brahimllari: Rilindja e përfshirë e tëra në korrupsion,

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjet e fundit ku drejtoresha e AKSHI-t Erisa Fero është arrestuar këtë të enjte nga Policia e Korçës, si pjesë e një grupi që kryente trafikun dhe tregtinë e drogës, si dhe për arrestimin e një dite më parë të drejtoreshës së Mjedisit në bashkinë e Tiranës, Viola Sterjo nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Braimllari deklaron se e tërë “Rilindja” është e përfshirë në korrupsion, trafik dhe abuzime me pushtetin.

Sipas tij, ata marrin përsipër të bëjnë sekserin e tenderave, fondeve të bujqësisë dhe së fundi dhe shoferin e transportimit ë lëndëve narkotike.

Reagimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Rilindja e përfshirë e tëra ne korrupsion, trafik dhe abuzim me pushtetin.

Marrin përsipër të bëjnë sekserin e tenderave, fondeve të bujqësisë dhe së fundi dhe shofer për transportimin e lëndeve narkotike.

Ky pushtet i kalbur, abuzues dhe trafikantësh duhet të marri fund.

EMISIONET