Në trafikun e drogës jo vetëm ekspertja e AKSH-it, në hetime edhe punonjës të policisë

Në trafikun e drogës jo vetëm ekspertja e AKSH-it, në hetime

Detaje të reja vijnë nga operacioni antidrogë që u finalizua me arrestimin nga Policia e Korçës të specialistes së AKSH-it Erisa Fero, e cila u kap në makinë ku u gjetën 58 kg drogë.

Burime bëjnë me dije për “Ora News” se në këtë pjesë e këtij operacioni ka qenë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa burime të siguruara na bëjnë me dije se dyshohet që në këtë hetim të jenë të përfshirë edhe dy punonjës policie.

Këta policë janë të sektorit të qarkullimit rrugor. Janë informacione të konfirmuara që pritet të përfundojë hetimi për të zbardhur të gjithë skemën e trafikut të drogës.

Ky hetim po ndiqet me metoda speciale, ndërkohë që janë referuar materialet për shpërdorim detyre për të dyshuarit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë për përfshirjen e këtyre punonjësve policie.

EMISIONET