Regjistrimi i PD në KQZ, Kume: Problem situata në të cilën ndodhet partia më e madhe opozitare

Ish kreu i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Siklajda Shorja foli lidhur me zgjedhjet e 14 maijit.
Sa i përket futjes së PD në zgjedhje ai thotë se nuk ka pasur një sitautë të ngjashme me këtë në të cilën gjendet kjo parti politike por sipas tij "Legjslacioni jonë e ka të mirëcaktuar procedurën e pjesëmarrjes së një partie politike në një proces zgjedhor".
Kristaq Kume: Situatë të tillë nuk kemi pasur. Legjslacioni jonë e ka të mirëcaktuar procedurën e pjesëmarrjes së një partie politike në një proces zgjedhor. Janë parashikuar një varg dokumentash pjesë e të cilave është dhe regjistri i pasrtisë politike. Tregohet nëse partia është e regjistruar në gjykatë si dhe element të tjerë si logo.
Sipas Kumes "Maxhoranca ka shfrytëzuar në mënyrë maksimale situatën poltke në të cilën po përballet vendi".
Ai e konsideron si problematike gjendjes e PD-së.
Kristaq Kume: Maxhoranca ka shfrytëzuar në mënyrë maksimale situatën poltke në të cilën po përballet vendi. Ajo që duhej të ishte bërë për tu përgatitur për zgjedhjete e ardhshme e ka bërë gjënë siç ka dashur pasi opozita nuk ka pasur mundësi për tu bërë pjesë e saja. Edhe kur ka kërkuar të bëjë diçka si në rastin e reformës territoriale nuk u mundësua të arrihej atje ku donin të arrihej. Problem është situata me të cilën ndodhet partia më e madhe opozitare.

