Reflektimi i Gjekmarkaj, Ndoka: Duhet të ketë aksion politik, s'ka nevojë për sarkazëm

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka thotë se deputeti Gjekmarkaj duhet të ketë më shumë aksion politik në situatën brenda PD dhe më pak sarkazëm.

I ftuar në "Ora e Betit" ai i kujtoi se është nënkryetar i Kuvendit dhe jo analist.

Nard Ndoka: Gjekmarkaj nuk është sot analist, është nënkryetari i Kuvendit i propozuar nga PD. Duhet të japë kontribut të drejtëpërdrejtë. Kam pritur që do të ketë rol shumë më të madh. E ka vendosur gishtin të plaga por nuk mjafton. Të ketë një aksion të qartë politik dhe jo përmes facebookut. Nuk ka nevojë për sarkazëm në një familje politike. Dashi e ka mbajtur këtë qëndrim me kohë. Janë disa deputetë që e kanë mbajtur këtë qëndrim, e kanë detyruar dhe Bashën të dorëhiqet.

EMISIONET