Pas ekspozitës, Rama takon krerët e shtetit grek: Qytetarët në vendet respektive, urat e forta mes nesh
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryetari i Parlamentit grek, Constantine Tassoulas.
Kryeministri Rama shprehu falënderimet për mikpritjen ndërsa u shpreh se është kënaqësi e veçantë që ndodhet sot në Athinë.
Kryeministri vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm.
“Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë është shumë e madhe. Dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë padyshim dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë me qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama.
Nga ana e tij, Tassoulas u shpreh se temë e bisedimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve duke pasur si urë të pakthyeshme minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi.
“Në vizitën e fundit të kryeministrit grek në Derviçan, që e shoqërua edhe ju zoti Kryeministër janë thënë fjalë shumë të sakta për progresin e Shqipërisë dhe prosperiteti ne minoritetit grek në Shqipëri dhe për për përshpejtimin europian të vendit tuaj”, tha ai.
Po ashtu Rama është takuar edhe me krerë të lartë grekë në kuadër të vizitës së tij në vendin fqinj.