Rama publikon foton e veçantë: Bashkë me sa më shumë punë të mira për vendlindjen e tyre
Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme një foto të veçantë, teksa mban në krah një fëmijë të vogël gjatë turit të takimeve që zhvilloi sot në qarkun Shkodër.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se, “kur isha pak më i madh se ky bebi, në Tiranë shfaqej në rrugë një arushë e cirkut që quhej Silva, me zbutësin e saj legjendar Tahir Baçova dhe prindërit i afronin fëmijët sa të mundnin për t’iu gëzuar Silvës, teksa Tahiri jepte garanci me buzën vesh më vesh, ku fekste bindshëm një dhëmb i florinjtë”.
Rama shprehet se shpreson që fotot që bën me fëmijët të mbeten si kujtim në arkivën e tyre.
“Asokohe s’kishte ajfona kësisoj ne s’kemi foto të fëmijërisë me Silvën, po arusha e fotografuar në mendje më kujtohet sa herë prindërit m’i japin fëmijët në krahë për të nxjerrë një foto, e cila uroj shumë të mbetet në arkivën e tyre prej meje bashkë me sa më shumë punë të mira për vendlindjen e tyre”, tha Rama.